Superskandal/ Elvis Rroshi vjedh pronat e sekuestruara…

0
103

“Superskandal! Vidhet në Kavajë nga kakistokrati Rroshi, parcela prej 25 000 m katrorë toke, pronë e huaj e sekuestruar nga shteti. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.” Ky është denoncimi më i fundit, bërë sot, nga ish-kryeministri Sali Berisha, mbështetur në mesazhin e një punonjësi të Hipotekës në Kavajë. Punonjësi në fjalë ka zbuluar sesi ish-kryebashkiaku me ish-drejtoreshën kanë zhdukur dokumentat e bllokimit nga shteti të një toke prej 25 mijë metrash katrorë, e cila i përkiste një shtetasi arab.

Ca më tej, punonjësi anonim deklaron se ish-kryebashkiaku i pasur i Kavajës, ia ka blerë këtë pronë që nuk mund të tjetërsohej, arabit, për ta kthyer në stallë kuajsh. Ndërkohë, dihet pasioni i Rroshit për kuajt.

Alarmi i denoncuesit bëhet edhe më i fortë kur ai, si i brendshëm në institucion, shprehet: “Sa e sa njerëzve i janë vjedhur dhe tjetërsuar pronat e ata ende nuk dinë gjë”.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje zoti Berisha.

Ashtu siç mund ta keni ndjekur edhe ju kallëzimin e publikuar nga KLSH-ja para disa ditësh, skandalet në institucionin tonë në Kavajë vazhdojnë dhe thellohen çdo ditë saqë presioni që është bërë ndaj punonjësve këtu për të mos folur është shumë i lartë e ku tashmë të gjithë ne që punojmë, edhe ata që kanë punuar, rrezikojnë burg.

Një precedent tjetër është vjedhja dhe zhdukja e letrave të ministrisë së Brendshme për një kartelë të bllokuar të një islamiku nga Arabia Saudite në zonën kadastrale me nr 8551 me sipërfaqe 25 000 m2, ku me urdhër të Elvis Rroshit dhe mbikqyrje të ish-drejtoreshës Matilda Peza u zhdukën shkresat e ministrisë së Brendshme, që urdhëronte ndalimin e ndryshimeve kadastrale të kësaj prone deri në një vendim të dytë.

U falsifikua çdo gjë përfshi edhe protokollin e çfarë kishte lidhje me pronën me ndihmën e një mjekroshi që kishte dijeni.

Për këtë që po them, shënime ka marrë dhe KLSH, por jo të gjithë informacionin e duhur, ngaqë askujt nuk ia mban të flasë.

Thuhet që Elvis Rroshi ia ka blerë 1.5 milionë euro, arabit, për ta bërë stallë kuajsh, por një Zot e di se çfarë është falsifikuar për të vjedhur hapur në mes të ditës, pronën e huaj dhe aq më shumë të bllokuar nga shteti.

Prit se nuk keni pare gjë akoma z. Berisha: në Kavajë është bërë nami nga mafia Elvis e Gent Dajës. Sa e sa njerëzve i janë vjedhur dhe tjetërsuar pronat e ata ende nuk dinë gjë.

Të lutem publikoje, por pa emër se këta të marrin në qafë; rrahën ish-ministrin e jo mua që jam një punëtor i thjeshtë hipoteke.

Faleminderit që ekziston.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here