Rrokaj: Qytetarët duhet të dalin në protestë për problemet e tyre, kundër blerjes së votës, kundër krimit të organizuar dhe pasigurisë së jetës që po i detyron ata të braktisin vendin…

0
77

Intervista e deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj në emisionin “7pa5” në Vizion Plus

 

Çfarë synon opozita përmes protestës së 16 shkurtit?

Opozita ka ndjekur 2 strategji, e para njëherë që të mos konsiderohet që opozita duhet të protestojë nëpërmjet militantëve të saj, pra opozita ka mbështetur grupet e interesit që nga artistët, Astiri e kështu me radhë. Pra grupe të interesit, të cilat ndihen të diskriminuar ose të disfavorizuar opozita i ka mbështetur, por nga ana tjetër opozita nuk mund të rrijë sepse misioni i saj është natyrisht ndryshimi, është rrotacioni dhe opozita këtë radhë si dhe herë të tjera është ajo që u thotë grupeve të interesit unë: “Unë kam një plan për ju, kam një program për ju dhe unë marr përsipër që një pjesë të mirë të gjithë këtyre problematikave, të cilat si zonja Kryemadhi dhe zoti Basha i kanë i kanë artikuluar dhe do të artikulohen në një farë mënyre dhe gjatë protestës, marr përsipër që këto problematika t’i adresojë dhe t;i japë zgjidhje sepse nuk mjafton një keqqeverisje që të bëjë ndryshimin.

Duhet që populli, njerëzit, qytetarët të krijojnë besim dhe tek opozita, nëse kjo opozitë do të jetë ajo që ka qenë më parë apo kjo opozitë ofron alternativë dhe një grup lidershipi i aftë për ta bërë ndryshimin dhe i aftë për të shkëputur në mënyrë përfundimtare me atë lloj mendësie keqqeverisjeje dhe përqendrimit të pushtetit tek pak duar dhe mos shpërndarjes së pushtetit.

Është një ndezje motorësh për zgjedhjet e 30 Qershorit apo është një provokim për zgjedhje të parakohshme ?

Opozita që ne nuk pranojmë zgjedhje me këtë Kryeministër.

Nuk do të shkoni në zgjedhje?

Ne synojmë që në radhë të parë, duke cilësuar Kryeministrin si shkaktarin kryesor të kësaj situate, ju e keni parë çfarë kabineti ka bërë. Kabineti është vetëm një konfiguracion i nevojshëm për shkak të numrave, jo se kanë impakt në qeverisje. Impaktin kryesor në modelin e qeverisjes e ka Kryeministri. Ne kemi një problem shumë të madh me këtë mazhorancë sepse kjo mazhorancë sipas nesh e ka fituar pushtetin në mënyrë jo legjitime. BE dhe të gjitha organizmat tanimë janë shprehur se 20% e votave janë vjedhur, janë blerë dhe ne nuk kemi asnjë garanci që me këtë Kryeministër si shkaktarin kryesor të vjedhjes të votave edhe të tepsisë edhe të marrëdhënieve me oligarkët edhe luftës të krimit të organizuar, drogës e kështu me radhë, ky të jetë garant për zgjedhje të ndershme e të lira.

Prandaj kërkojmë një qeveri ta themi me bazë të gjerë, me një kryeministër tjetër, le të jetë dhe socialist. Dhe në mënyrë që të arrihen fillimisht 3 gjëra: që të çelen negociatat, që është gjëja kryesore, të kemi një kod dhe ligj për zgjedhjet që të japë frymëmarrje të barabartë për të gjithë , dhe të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke luftuar krimin e organizuar. Sepse deri tani çfarë? Asnjë eksponent i lartë, nëse ka ndëshkime ka vetëm ndëshkime politike të krahut opozitar, lufto LSI-në, lufto krahun politik të PD-së, por asnjë shembull nuk ka dhënë kjo mazhoranca se “peshqit e mëdhenj për të cilët është folur e përfolur të luftohen. Nuk ka asnjë moment.

Prandaj po bëjmë Reformën në Drejtësi thotë kryeministri…

Reforma në Drejtësi që po bën kryeministri është një reformë e kapur, në shërbim të tij për të ndëshkuar opozitarët. Por natyrisht jo për të krijuar realisht një drejtësi të drejtë për të gjithë qytetarët.

Ditën e sotme titujt kryesorë të gazetave flisnin për një protestë që mund të jetë edhe e dhunshme, si e komentoni?

Ky është një deformim që i bëhet nga ana e mazhorancës. Më vjen keq që policia ka rënë pre e kësaj. Policia ka për detyrë të ndëshkojë ç oponent të dhunshëm, të opozitës apo të mazhorancës, provokues apo real që natyrisht e përdor protestën për t’i dhënë asaj një drejtim të dhunshëm. Opozita nuk do të bëjë protestë të dhunshme. Opozita e ka treguar edhe herë të tjera që qëndrimet e saja janë brenda gjithë kuadrit demokratik të protestës . Kështu që të mos hidhet nga dega në degë edhe policia edhe mazhoranca, të shfrytëzojnë të gjitha mjetet demokratike që kanë në dorë policia. Të ndëshkojë cilindo element të dhunshëm brenda opozitës apo mazhorancës. Në vullnetin politik tonin protesta do të jetë e qetë, absolutisht një demonstrim me të vërtetë dinjitoz i shqiptarëve, për të thënë përfundimit nëse shqiptarët duhet apo jo të marrin në dorë fatin e vet. Pastaj se kush do ta drejtojë më pas, vetë kjo lëvizje e gjerë do të gjenerojë ato elementë dhe lidership të nevojshëm për të cilën ka nevojë aspirata e shqiptarëve drejt integrimit evropian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here