Basha i numëron vjedhjet Ramës…

0
85

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e përkufizoi Edi Ramën sot si një kryeministër hajdut, që po u vjedh shqiptarëve të ardhmen.

‘Rama është kapur duke vjedhur. Kjo qeveri dhe ai kryehajdut janë sot lakuriq para shqiptarëve dhe mbarë botës, sepse janë kapur duke ju vjedhur.

Kjo qeveri hajdute po ju heq përditë nga goja bukën e fëmijëve shqiptarëve për xhepat e saj dhe të një grushti hajdutësh e kriminelësh për të cilët punoi,’-tha Basha, i cili ia numëroi Ramës ato që opozita i cilëson si vjedhjet më të mëdha të qeverisjes 6 vjeçare të Ramës.

‘Kjo qeveri është kapur duke vjedhur: ka vjedhur studentët, ka vjedhur minatorët, ka vjedhur të pamundurit, ka vjedhur banorët e Unazës së Re, ka vjedhur Teatrin, ka vjedhur Tiranën, ka vjedhur Durrësin, ka vjedhur Dibrën, Burrelin dhe Vlorën,’ – shpreh Basha.

Skandalet që Basha përmendi veç e veç i përkasin vetëm vitit të fundit.

‘Kjo qeveri ka vjedhur votat, siç e tregoi VOA nga përgjimet e dosjes 339.

Në Unazë nisën të prishin shtëpitë e njerëzve për të vjedhur 18 milionë që do t’i merrte DH Albania, e cila nuk ekziston fare.

OSHEE do t’i jepte 12 milionë euro të tjera po kësaj kompanie që nuk ekziston fare.

Në mes të Tiranës u kapën me vjedhjen 200 milionëshe të Teatrit,’ – u shpreh në Burrel Kryetari i opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here