Efektivja e paraburgimit të Vlorës përfshihet në aksident!

0
132

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Babicë.

Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën e varrezave të Vlorës, ku për pasojë ka mbetur e  plagosur efektivja e paraburgimit Elmira Binaj.

Menjëherë pas njoftimit është lajmëruar ambulanca, duke e trasportuar të plagosurën në spitalin e qytetit.

Sipas informacioneve të marra, bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, ku drejtuesi i mjetit tipt “Benz”me targa Vl  8507 B është përplasur me një automjet tjetër “Toyota ” me targa AA 661 Tl .

Mjeti tip “Benz”,   në të cilin udhëtonte një shtetas nga Llakatundi me një shpejtësi tej normave të lejuara, duke qenë dhe në sens të kundërt, ka përplasur mjetin “Toyota”,  i cili ka qenë i ndaluar në momentin e aksidentit.

Mjeti “Toyota” drejtohej nga efektivja e policisë së paraburgimit. Ajo ka mbetur e lënduar duke marrë disa plagë në këmbë, krahëror dhe shpatull.

Mjekët në spitalin e Vlorës bëjnë më dije se efektivja është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Vlorës nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here