PAS 5 VITEVE DRITAN DAJTIN DO E KENI PËRSËRI NË QARKULLIM. TURP!!!

0
128

Gazetari Flamur Vezaj e ka quajtur turp rrëzimin e dënimit me burg të përjetshëm për Dritan Dajtin.

Sipas Vezajt Dajti arriti atë që e kërkonte me të gjitha metodat dhe nuk hoqi dorë.

‘Pas 5 viteve Dritan Dajtin do e keni përsëri në qarkullim dhe mund ta kontraktoni për cdo punë përmbarimore!! Do jetë i lirë pasi me denimin qesharak që mori ai tashmë ka bërë mbi 10 vite paraburgim që dmth mbi 15 vite burg dhe me uljet 3 mujoreshe e sjellje të mirë ai do jetë i lirë pas 5 viteve’, shkruan Vezaj.

Sipas gazetarit 5 gjyqtarë shfrytëzuan edhe mungesën e Gjykatës së Lartë dhe mungesën e vëmendjes se mediave duke i dhënë atë që dëshironte Dritan Dajti.

Postimi i plotë:

Dajti, vrau 4 policet, pas 5 viteve i lire! Turp!

Dritan Dajti pas 10 viteve tallje me sistemin e drejtesise ia arriti qellimit, duke i shpetu burgimit te perjetshem! Ai arriti ate qe e kerkonte me te gjitha metodat dhe nuk hoqi dore deri kur pese gjyqtaret e deleguar nga Gjykata e Apelit Vlore dhe Shkoder ia dhane ate, duke denuar perfundimisht me 25 vite burg! Thene ndryshe per vrasjen e 4 policeve ne krye te detyres dhe tentim vrasjen e 6 policeve te tjere e shume kalimtar te rastit Dajti do te shijoje lirine pas 5 viteve! Po po pas 5 viteve Dritan Dajtin do e keni perseri ne qarkullim dhe mund ta kontraktoni per cdo pune permbarimore!! Do jete i lire pasi me denimin qesharak qe mori ai tashme ka bere mbi 10 vite paraburgim qe dmth mbi 15 vite burg dhe me uljet 3 mujoreshe e sjellje te mire ai do jete i lire pas 5 viteve! Me kete vendim te pese gjyqtareve Fuat Vjerdha, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Skender Damini e Petrit Aliaj policer u vrane per here te dyte! Per kete vendim paralajmerova ne korrikun e 2018 dhe asgje nuk ndryshoi! Keta 5 gjyqtare shfrytezuan edhe mungesen e Gjykates se Larte dhe mungesen e vemendjes se mediave duke i dhene ate qe deshironte Dritan Dajti!

##Kush jane gjyqtaret qe e dhane kete vendim:

#Kryesuesi Fuat Vjerdha i deleguar nga Gjyakata e Apelit Shkoder eshte njeri nga gjyqtaret qe liruan me vendim qesharak Sokol Mjacen pak kohe para se te vriste dy turistet çek!

#Anetar Lindita Hoxha i deleguar nga Gjykata e Apelit Shkoder eshte procedura nga KLD-ja me masen e “verejtjes”!

#Anetar Skender Damini i deleguar nga Gjykata e Apelit Vlore dhe i proceduar disa here per shkelje e me te fundit ate te lirimit te nje grupi nga Fieri te akuzuar per trafik droge mes tyre edhe Arben Isufaj i njohur si Ben Qimja!

#Anetar Petrit Aliaj gjyqtar i deleguar nga Gjyakata e Apelit Vlore i proceduar disa here dhe hetuar per fshehje te pasurise e shuma te medha parash te “fituara” nga kompanit e familjes se Klemend Balilit!

#Anetar Aleks Nikolli gjyqtar i Gjykates se Apelit ne Shkoder (nuk kam te dhena per kete)!

#Turpi_i_drejtesise#

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here