Kryetari i Kuvendit të Kosovës: Vdekja e Blushit, një zbrazëtirë e madhe në botën e artit

0
103

“Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare.”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e shkrimtarit dhe skenaristit të mirënjohur shqiptar, Kiço Blushi.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, kryeparlamentari kosovar tha se vdekja e Blushit ka lënë një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare.

Ai shprehet se breza të tërë nga Kosova janë rritur me krijimtarinë e shquar të shkrimtarit, ku mes tjerash spikatin  filmat e mirënjohur “Nëntori i Dytë” dhe “Koncert  në vitin 1936”.

“Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare. Breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë, si “Nëntori i Dytë” ose “Koncert në vitin 1936”. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë”, shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here