Biseda të ‘shthurura’ të ministres së re të Ramës me deputetin! Zbulohet nga kamerat, si do e shkulim nga aty atë p****

0
398

Balluku duket qartë se është një nga njerëzit më të rëndësishëm në PS, edhe në funksion të zgjedhjeve lokale. Në bisedën e Whats Up, pasuesja e Damian Gjiknurit duket se nuk ka ndonjë konsideratë të lartë për Kryebashkiakun e Vorës Fiqiri Ismaili me 3 mandate, ndërsa ndalet veçanërisht të Bashkia e Elbasanit.

Nuk është hera e parë që deputetët e Kuvendit , të zgjedhur për të përfaqësuar popullin ia “kërcasin” me sms private me njëri-tjetrin.

Këtë herë është kapur ‘mat ‘ministrja e re e Ramës, Belinda Balluku e cila në fakt përdor një gjuhë aspak të hijshme jo vetëm për një zyrtare por as për një zonjë ndërsa duket se po “thur një plan të errët” për Fiqiri Ismailin, kryebashkiakun e Vorës.

Kamera e A2 CNN ka fotografuar bisedën e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me deputetin socialist Sadi Vorpsi në seancën e së enjtes në parlament.

 

Zbardhja e bisedës:

Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p*llën që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)
Vorpsi: Ha ha
Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p****
Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate
Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët
Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë
Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin
Vorpsi: Po po, e di
Balluku: Dhe po e bën shumë mirë
Vorpsi: Eshtë djalë super ai
Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik
Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.
Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.
Vorpsi: E rëndësishme…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here