Tirana zyrtare nuk mund të ofrojë mbështetje për vrasjen e gazetarit! Çollaku: Rama duhet të bëjë transparence mbi vizitën në Arabi Saudite

0
92

Kryeministri Rama ka detyrim te beje publike termat dhe ceshtjet e biseduara gjate vizites ne Arabi saudite dhe mbi te gjitha te deklaroje pa ekuivok nese ka premtuar apo jo voten e Shqiperise ne OKB ne mbeshtetje te ketij akti kriminal dhe te denueshem ne cdo standart nderkombetar, shkruan deputeti i PD-së për Politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku.

Statusi i plotë:

Rama duhet te beje transparence mbi viziten ne Arabi Saudite.
Tirana Zyrtare nuk mund te ofroje mbeshtetje nderkombetare ndaj vrasjes se gazetarit opozitar saudit.
———————-
Ndersa ka nje komision hetimor nga OKB per vrasjen e gazetarit opozitar saudit Khashoggi,dhe ceshtja shpejt mund te paraqitet ne OKB dhe te denohet me ane te nje rezolute ky akt brutal…,Arabia Saudite eshte ne nje veprimtari te gjere diplomatike per te siguruar mbeshtetje ne rast te votimit te kesaj rezolute ne OKB.

Ne kete konjukture te cuditshme nderkombetare kryeministri Rama instalohet prej disa ditesh ne vizite zyrtare ne Arabi Saudite.

Ne rrethet diplomatike perflitet “negocim” per mbeshtetjen e voten e Shqiperise ne kundershtim te kesaj rezolute ne OKB.

Ceshtja e zhdukjes se gazetarit opozitar saudit eshte ceshtje parimi dhe standarti ndaj lirise se mendimit. Kjo ceshtje ka ndare qartesisht vendet e qendrimet ne vende e lidera pro apo kunder Lirise.

Kryeministri Rama ka detyrim te beje publike termat dhe ceshtjet e biseduara gjate vizites ne Arabi saudite dhe mbi te gjitha te deklaroje pa ekuivok nese ka premtuar apo jo voten e Shqiperise ne OKB ne mbeshtetje te ketij akti kriminal dhe te denueshem ne cdo standart nderkombetar..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here