Zbardhet një tjetër mashtrim. Studentja ekselente që nxori Rama, si u punësua në administratë…

0
175

Behej fjale per studenten Drijona Majevi, qe sipas Rames kishte aplikuar dhe fale rezultatateve kishte mundur te punesohej ne administrate.

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama ndau me ndjekesit e tij ne FB, historine e punesimit ne administrate te studentes ekselente, si nje shembull i studenteve qe mund te ecin dhe punesohen denjesisht.

Por, PD ka denoncuar vetem pak pas publikimit, nje tjeter version te historise se suksesit te vajzes se re.

2

“Rama publikot sot ne mengjes nje histori fake, sikur Drijona Majevi ka aplikuar dhe ka fituar nje pune ne administrate fale rezultateve te shkelqyera. Nderkohe ajo aktualisht është pjesë e administratës publike si nëpunëse civile”- thekson PD.

Në videon postuar nga Rama, vajza thote se si aplikoi dhe u bë fituese e një pune në shtet.

Por PD ka nxjere dokumente, sipas te cilave ajo rezulton se jo vetëm që ka mbaruar studimet para disa vitesh, por eshte ish-punonjëse në Kryeministri, dhe në ministrinë e Ekonomisë.

1

Reagimi i Berishes

Per kete histori ka reaguar edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, duke e quajtur kete nje mashtrim tjeter te Rames. “Kjo eshte nusja e Devis Hasalamit, djali i Met Hasalamit. Drejtori i Minierave ne ministrine e Energjitikes”- shkruan Berisha.

Postimi i Berishes 

Kjo eshte ekselentja qe punesoi Edvin Kristaq Mashtrimi! sb

Pershendetje doktor. Edi Rama eshte mjeshter teatri. E nxjerr drijona Melevin si studente ekselente qe fitoi punen me konkurs pa mik. Kjo eshte nusja e Devis Hasalamit, djali i Met Hasalamit. Drejtori i Minierave ne ministrine e Energjitikes. Sekseri miliarder i heceve dhe minierave. Kjo goca ka qene e punesuar ne kryeministri para se te mbaronte shkollen. Turp fusin te afermit e kryehajdutave dhe pensionistat e thone meritokraci.

Postimi i Rames 

MIRËMËNGJES ?

dhe me Drijonën, studenten ekselente që falë Paktit për Universitetin, sot i është bashkuar administratës publike, si edhe me vendosmërinë për të bërë edhe më shumë, teksa qentë lehin më fort, ju uroj një ditë të mbarë ?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here