Mafia offshore shqiptaro-ruso-serbe mpleksur në “ABI Bank” e “Intesa San Paolo”, me drejtues e borde qeveritaro-familjare

0
419

Këto dy banka offshore, që kryejnë aktivitet pastrimi parash në Shqipëri, me “banka mëmë” e aktivitet të përqendruar në Rusi, Egjipt, Qipro, Serbi, Panama, Turqi, Greqi e Ukrainë, janë të lidhura me pushtetin aktual, mbasi kanë si drejtuese e bashkëpronare, gruan e kryeministrit dhe gruan e ish-Ministrit të Financave, aktualisht Kryetar Komisioni Parlamentar Ekonomi-Financave, ndërkohë që dy drejtorët e bankave, së bashku me kryeministrin dhe ish-ministrin, janë drejtues në Bordin e Agjencisë Shtetërore të Investimeve Kombëtare (AIDA)

Ndërkohë që SHBA, kanë dhënë arlamin, për vigjilencë e kundërveprim, ndaj diversionit ndikimit dhe rrezikut, të kontrollit politiko-ekonomik Rus në Ballkan e sidomos në Shqipëri, mafia bankare ruse, vepron komandon në mes të Tiranës, në partneritet fondesh publike, me qeverinë “Rama”, prej të cilës mbështetet me ligje, VKM, licenca, promovime, shërbime financiare publike e pjesëmarrje vendim-marrëse, në drejtimin e institucioneve shtetërore.

Me firmën dhe vulën e kryeministrit Rama, me hapësira transaksionesh shtëtërore, të krijuara nga ministri Ahmetaj dhe me licencë, të Guverantorit të Bankës së Shtetit Shqiptar, Gent Sjeko, po kryejnë aktivitet financiar bashkëpunes e dominues, dy “rezidenca” të mafies bankare ruse-serbe-greke-qipriote.

Njëra me emrin “ABI Bank”, biznes ortakërie e drejtuese me familjen kryeministrore, ndërsa tjetra me emrin “Intesa San Paolo Bank”, me N/drejtore gruan e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, tashmë Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomi-Financës dhe dejtoresha sektorësh, ortaket e gruas së kryeminsitrit, në 3 OJF.

Ndërsa redaksia “PAMFLETI” dhe media të tjera, po denoncojnë me fakte veprimtarinë financiare mafioze, të ofshoreve “ABI Bank” e “Intesa San Paolo Bank”, agjencitë hetimore e ligj-zbatuese në Shqipëri po heshtin.

Nën presionin por edhe joshjen e kryeministrit e të bandës së tij oligarko-kriminale, këto shërbime ligjzbatuese nuk veprojnë, megjithëse kanë dijeni e prova të plota, për veprimtarinë e pastrimit të parave të pista, grumbullimit të pasurive të paluajtëshme, kredive fiktive e shumë operacioneve të tjera, deri me ndërhyre pirimidale në bursën shtetërore shqiptare, të sapo hapur e që komandohet nga gruaja e kryeministrit dhe këto dy banka ruso-serbe.

Këto banka, kanë lidhje shtetërore e familjare me qeverinë, me fije të forta bashkëpunimi dhe interesash, mbasi drejtori i “ABI Bank”, Andi Ballta, është bashkëpronar e anëtar bordi në këtë bank, me gruan e kryeministrit Linda Rama, por është edhe anëtar, në bordin qeveritar të fondit të ivestimeve publike AIDA, ku kryeministri Rama është kryetar.

Drejtori i “Intesa San Paolo Bank”, Silvio Pedrrazi, ka si N/drejtore banke, Albina Mançkën, gruan e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, por së bashku me drejtorin e “ABI Bank”, është anëtar në bordin qeveritar të fondit të ivestimeve publike AIDA, ku Arben Ahmetaj është N/kryetar e kryeministri është kryetar.

Sipas dosjes që është depozituar në redaksinë tonë, rezulton me zë e me figurë, se drejtori i “ABI Bank”, menazhon lidhjet me kryeministrin Rama, me shefin e komisionit ekonomik-financiar parlamentar Arben Ahmetaj, me mediat për t’u mbyllur gojën dhe me agjencitë hetuese-ligjzbatuese, për të heshtur.

Ndërsa drejtori i “Intesa San Paolo Bank”, Silvio Pedrrazi, vazhdon të kryej atë mision që ka kryer kur ka drejtuar bankën në Rusi, Serbi, Greqi, Egjipt e Ukrainë, duke mbajtur nën kontroll e menaxhim, sistemin bankar në Shqipëri, nga Banka e Shtetit, në bankat e nivelit të dytë e fondet financiare, për të cilat është, Kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Bankave në Shqipëri.

Kujtojmë, se në bordin qeveritar të Agjencisë së investimeve AIDA, ku kryetar është kryeminsitri Rama e N/Kryetar ish-ministri Ahmetaj, ndërsa anëtarë dy drejtorët Ballta e Pedrrazi, bëjnë pjesë si anëtarë edhe Këshilltari Bashkiak i Tiranës, Luan Bregasi, Kryetar i “Biznes Albania” dhe Ines Muçostepa, zyrtare në Kryeministri dhe Kryetare e “Unionit të Dhomve të Tregëti-Indsutrisë”, që justifikojnë letrat për projekte e fonde publike”.

Nuk është aspak çudi, që përveçse kryetar i Shoqatës ë Bankave në Shqipëri, drejtori i “Intesa San Paolo Bank”, Silvio Pedrazzi dhe drejtori i “ABI Bank”, Andi Ballta, janë edhe konsulent  konfidencial, të Guvernatorit të Bankës së Shteti, Gent Sejko, ndërkohë që Silvio Pedrrazi është edhe Kryetar i Shoqatës së Invetitorëve të Huaj në Shqipëri.

Dosja që ka ardhur në rdeaksiën tonë, provon se këto dy banka janë “lavatriçet” e një “Lavanderie” pastrimi parash krimi e korrupsioni ndërshtetëror edhe në Shqipëri, me epiqendër familjen kryeministrore “Rama” dhe, kupolën e Bankës së Shtetit, të cilën kryeministri e “blindoi” me Bord drejtues, pjesë e rrjetit të tij.

Shërbimet e specializuara të SHBA-BE, kanë info e prova, se këto dy banka në Shqiëpri, janë “dispeçeri” operacionesh të zeza financare, me bazë pastrimin e parave të pista, që “prodhohen”, futen, qarkullojnë me cikël të mbyllur e të hapur, që lëvizin lirshëm në Shqipëri, të maskuara pas 37 bizneseve offshore hije dhe 10 oligarkëve, që marrin fondet publike.

 

Ja disa nga detyrat dhe shtetet, ku ka shërbyer bosi i “Intesa San Paolo”, Silvo Pedrrazi

  1. Në vitin 2006, u emërua zëvendës kryetari i parë i Bordit Drejtues të “Intesa San Paolo Beograd” në Serbi.
  2. Në vitin 2006, u emërua Zv/kryetar i Parë i Bordit Drejtues, të “Intesa San Paolo Beograd” në Serbi.
  3. Në vitin 2008, u zgjodh Kryetar i Bordit Mbikëqyrës, të “Pravex-Bank-Ukrainë”
  4. Anëtar Bordi dhe Drejtor i Përgjithshëm i “Intesa San Paolo Bank”-Shqipëri, emëruar në datën 1 tetor 2013, vetëm 22 ditë pasi Edi Rama, hyri në zyrë si kryeministër.
  5. Kryetar i Shoqatës së Bankave në Shqipëri, partner i Bankës së Shtetit
  6. Kryetar i Shoqatës së Insvestitorëve të Huaj në Shqipëri, partner i Qeverisë Shqiptare
  7. Drejtor i “Commonwealth of Indepwendent States (CIS)&South Mediterranean Area”, coordinator i filialeve bankare në Rusi, Ukrainë, Greqi, Qipro, Egjipt.

*Në foton kryesore: Silvo Pedrazzi, drejtor i “Intesa San Paolo Bank”

SHËNIM/ Të dhënat që dispnojmë, provojnë, se “pulti” i kësaj veprimtrarie financiare ruso-serbe në mes të Tiranës, që ka kapur qeverinë shqiptare “për fyti” dhe po e përdor si “maskë e anit-plumb“, është “Intesa San Paolo Bank” me staf mikeshat dhe ortaket e Linda Ramës, Albina Meckës, Ledia Plakut (Bylykut), Entela Zigorit etj., si ideatore të krijimit të “ABI Bank”, për të cilat, në vijim do të publikojmë fakte tronditëse./Pamfleti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here