Auditimi i KLSH! Albcontrol probleme me tenderat. Kush mban përgjegjësi???

0
111

Një auditim i Kontollit të Lartë të Shtetit pranë Albcontrol ka konstatuar një seri problematikash të lidhura këto me procedurat e prokurimit. Në një vendim të fundit KLSH bën me dije se periudha e auditimit nis nga janari 2016 deri në gusht 2018 lidhur me aktivitetin e këtij institucioni dhe janë kaluar në “sitë” një seri elementësh. Kështu për të paktën 11 procedura prokurimi KLSH konstaton se kushtet janë ndryshuar në momentin e nënshkrimit të kontratës me operatorët përkatës ndërkohë që ato pasqyroheshin ndryshe në termat specifike para garës. Kjo ka të bërë me pagesën e 30 për qind të vlerës që në fillim.

“Autoriteti Kontraktor dhe konkretisht në kontratat e shpallura së bashku me dokumentet standarde të tenderit (Shtojca 17, neni 9, pika 9.1), nuk parashikohej detyrimi i Autoritetit Kontraktor, për t`i shlyer operatorit fitues paradhënie për zbatimin e kontratës. Ndërsa në kontratat, e nënshkruara midis palëve, në nenin 4 përcaktohet se: “Sipërmarrësi do të marrë një pagesë paraprake në masën prej 30% të vlerës totale të kontratës”, duke shkelur kështu barazinë midis operatorëve ekonomikë, në kundërshtim me Ligjin nr. 9643,datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar” nënvizon KLSH.

Ky institucion rekomandon që në të ardhmen Albcontrol të marrë masa për të përcaktuar në kushtet e kontratës / dokumentet standarde të tenderit, termat e referencës dhe të mos i ndryshojë ato gjatë nënshkrimit të kontratave me operatorët ekonomikë, për të siguruar transparencë dhe barazi midis operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procedurat e prokurimit.

Lidhur me prokurimet KLSH ka vërejtur se  në 5 procedura të tjera nuk është dhënë argument mbi vendosjen e çdo kriteri të veçantë për kualifikim çka është në kundërshtim me ligjin ndërkohë që po në 5 procedura shtesë specifikimet teknike nuk janë hartuar në përputhje me kërkesat ligjore.

Auditimi i KLSH nxjerr në pah edhe një problematikë me dietat e punonjësve për udhëtime jashtë vendit në funksion të trajtimeve apo aktiviteteve të veçanta ku në dosje mungojnë ftesat për këto evente apo kopje e certifikatave të përfituara nga pjesëmarrja që duhet të jenë pjesë e dosjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here