Unaza e Re. Nuk përmbahen banorët: Ti je nje bir… nga ata që janë zhytur me….

0
120

Banorët të cilët kërkojnë tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100%, por anulim të plotë të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv.

Banorët e “Astirit” vijojnë protestat e tyre kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të cilat preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, ndërsa tashmë kanë kaluar më shumë se 3 muaj në rrugë.

“Rama ik”,

“Ti je nje bir… nga ata që janë zhytur me mafian”

“Kto plehrat e rilindjes bejne propagande , por nuk vijne ketu”, brohorasin banoret.

 

Ata paralajmëruan Kryeministrin Edi Rama se nëse ai dhe autoritetet do të tentojnë të prekin pronën e tyre do të përballen me rezistencë të fortë, ndërsa i kanë kërkuar Ramës të tërheqë projektin ose do të përballet me ta. Më tej i bënë thirrje opozitës që të marrë frenat në dorë dhe të organizojë qytetarët kundër kësaj qeverie. Po ashtu ata i bënë thirrje policisë që të mos guxojë që tu afrohet shtëpive të tyre, pasi do t’i mbojnë me gjak.

Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës, të cilët vijojnë t’i bëjnë thirrje kryeministrit të tërhiqet nga projekti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here