Meta në SHBA, Rama në Arabi. Ruçi…..Ja ku kanë shkuar krerët e shtetit

0
98

Për disa ditë me radhë vendi do të drejtohet nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, për shkak se tre krerët e shtetit do të jenë në takime jashtë vendit, duke shkelur në këtë mënyrë dhe protokollin e shtetit.

Protokolli i shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të 3 personaliteteve kryesore jashtë vendit, në mënyrë ku vizitat koordinohen që të mos jenë të tre njëkohësisht”, thuhet në protokoll, i cili duket se është shkelur sërish nga krerët e lartë.

Mësohet se Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet Bashkuara të Amerikës në kuadër të mëngjesit të lutjeve, me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump. Në këtë ceremoni pritet të jetë i pranishëm dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim mes të dyve.

Ndërkohë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndodhet në Gjermani ku do të zhvillojë edhe disa takime.

Ruçi është i shoqëruar edhe nga kreu i grupit socialist Taulant Balla.

Po në të njëjtën ditë me ta në fluturim është nisur dhe Kryeministri Rama, i cili nga sot deri në datën 7 do të jetë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here