‘Projektuesit e idesë për të luajtur me kufijtë!’ Godet Buzhala: Mercenare që japin njohjen për lek…

0
106

I ftuar në Ora News, Gazetari Berat Buzhala thotë se është fatkeqësi e shoqërive të tre shteteve që drejtohen nga njerëz të tillë aventurier, të cilëve u mungon memoria historike lidhur me tragjeditë që ka përjetuar Ballkani nga loja me kufijtë.

Buzhala akuzon treshen Vuçiç-Thaçi-Rama si projektues të idesë për  shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Buzhala: Problemi esencial nuk janë SHBA, por Presidenti Thaçi. Bashkë me Vuçiç dhe Edi Ramën janë ideatorët e kësaj ideje. Janë një treshe të prirur për të realizuar aventura të tilla duke mos pasur memorie se çfarë ka ndodhur në Ballkan në vitet ’90 duke prekur kufijtë.Është një tragjedi që këto shoqëri udhëheqen nga këta njerëz.Për kureshje, për trillet e tyre synojnë të bëjnë vepra të mëdha por që rëndom kanë përfunduar në tragjedi të mëdha.

Buzhala thotë se Kosova nuk ka ngut për të shkuar medeomos në një marrëveshje finale me Serbinë.

Buzhala: Rama do me eklipsu ata që kanë qenë para tij me një vulë për ndryshime të mëdha në Ballkan. Duke qëndruar afër me Erdoganin dhe vetë mendon se është një lider i përmasave të tilla. Për Thaçin problem është Tribunali Special, ai e vuan dhe frikësohet shumë se një aktakuzë do të ngrihet ndaj tij. Shpreson se me kompromise të tilla të dhimbshme politike do ti shpëtojë kësaj. Kurse Vuçiç e bën se në 2025 Serbinë e pret BE por nuk mund të futet pa zgjidhur problemin me Kosovën. Nuk ka shteti i Kosovës asnjë ngut të futet në zgjidhje finale. Për Interpolin kemi marrë më shumë vota se Serbia, për shkak të rregullave që duhen 2/3 nuk u anëtarësuam. Kemi humb disa njohje që i kemi fituar me turp. Në disa njohje Kosova ka ndërhyrë me lek, Serbia më me shumë lek i ka tërheq. Janë shtete marioneta, mercenare që japin njohjen për lek.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here