Shpërthen Kërpaçi: Nuk do të ndalem pa të denoncuar! Ashtu si daja yt, edhe ty Besa nuk të dhimbset Shqipëria

0
66

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi, ka reaguar në rrjetin social facebook pas refuzimit nga Ministrja më e re e Arsimit Besa Shahini për të marrë pjesë në  mbledhjen e radhës së  Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Ajo e quan një turp për ministren këtë refuzim dhe e paralajmëron se nuk do të ndalet bashkë me rininë shqiptare derisa ta denoncojë.

Statusi i plotë:

Sa turp, Besa e shenjte e Shqiptarit kthyer ne Besen e turpit te qeverise!

Sa turp per ty Besa!

Besa, me mire te jesh urgjenc partiake sesa urgjence sllave antishqiptare, si daja yt!

Une nuk paragjykoj njeri, por nga letra e shemtuar qe me firmen tende drejtove sot Kuvendit te Shqiperise, po mendoj se ashtu si daja yt, njesoj edhe ty Besa nuk te dhimbset Shqiperia.

Ti sot je Ministre, vetem 1 vjeç si qytetare e Shqiperise, nuk ke paguar as taksa per kete vend, jo me te te dhimbset shtetformimi dhe avancimi i demokracise se Shqiperise.

Po te them se nuk do te ndalem, jo vetem une por e gjithe rinia Shqiptare pa te denoncuar ty, Ty qe Shqiperia nuk te dhimbset, sepse vetem e ke vjedhur dhe gllaberuar!

Ne fund te dites, populli do te marri drejtimin ne dore, dhe edhe ata qe te bejne ty te shkruash ato poshtersi jashte kompetencace te tua institucionale,do te shpallen non grata.

Ti bej zgjedhjen tende!

51045544_2057103654407008_8596271167705186304_n.jpg

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here