Kulluri shpërthen ashpër ndaj Bashës: Aty ku nuk të dëgjohet zëri çohu e ik…

0
116

Partia Demokratike është në një rënie të fortë, kështu është shprehur Edvin Kulluri, ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike njëherësh një nga zërat më kritik të Lulzim Bashës brenda kësaj Partie.

Sipas tij as Rama nuk do t’ia bënte atë që Basha po i bën Partisë më të madhe opozitare në vend.

Kulluri u shpreh se, Basha i goditi të gjithë përfaqësuesit e PD-së që në garën e 2014 brenda partisë.

“Vitet e fundit  Partia Demokratike është një parti e degraduar. Në 2017 Basha hartoi një listë në mesnatë si hajdut pa pyetur askënd për zgjedhjet parlamentare. Të vetmit njerëz që e mbështesin sot atë janë ata njerëz që ashtu si zoti Basha mendojnë se historia fillon me ta. Aty brenda ka shumë njerëz që mendojnë si unë, por që nuk flasin. Ka edhe një kategori brenda partisë që mendojnë në mënyrë mistike, që një ditë Partia Demokratike do të vijë në pushtet”, – tha ndër të tjera Kulluri.

Kulluri theksoi se nuk është hatërmbetës pasi për të, politika nuk është diçka personale.

Demokrati argumentoi se Basha praktikon një sjellje bizantine dhe autokratike brenda PD-së.

“Sot Partia Demokratike është muze dylli ku as e shkuara nuk na bashkon më, sepse Basha me “Republikën e Re” ka të njëjtin koncept si Rama me Rilindjen e tij dhe kjo është një ide marksiste, në një kohë që demokratët janë të djathtë dhe konservator”.

Ai kritikoi edhe kryesinë e sapo zgjedhur duke u shprehur: “Kryesia e sapo zgjedhur nuk është legjitime sepse nuk përfaqëson anëtarësinë e PD-së. Katër drejtues të lartë kandiduan në një garë pa kundërshtarë, diçka e pazakonshme. Dalin 3-4 njerëz që bëjnë pazare që rrjeshtohen me kryetarin ku disa prej tyre janë të pa shkolluar që nuk dinë të shkruajnë gjuhën letrare shqipe. Me këta do t’i thërrasë njerëzit në protestën e 16-të shkurtit?”

“Ka një fjalë që thotë se, “aty ku nuk të dëgjohet zëri çohu e ik”. Kjo është edhe arsyeja se përse nuk pranova të isha sërish në Këshillin Kombëtar”, – tha Kulluri ndërsa shpjegoi arsyet e largimit nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here