Vazhdon prej 4-orësh aksioni për 25-vjeçarin që grabiti bankën…

0
119

Policia e Tepelenës vijon ndjekjen për arrestimin e 25 vjeçarit Kristo Ruçi.

Burimet bëjnë me dije se policia vijon aksionin prej më shumë se 4 orësh.

I riu u lokalizua gjatë orëve të drekës në fshatin Mamaj. Ai akuzohet si autor i grabitjes së filialit të një banke të nivelit të dytë.

Policia po vijon ndjekjen e grabitësit me maskë, i cili vodhi një sasi parash që ndodheshin në arkën e bankës pasditen e së hënës (28 janar).

Personi i maskuar u fut në filialin e bankës rreth orës 15:10 minuta dhe nën kërcënimin e armës mori paratë.

Autori me veshje ushtarake dyshohet se ka qene n[n vëzhgim të bankës gjatë gjithë ditës.

Mësohet se pas grabitjes së parave, ai u larguar me një makinë që po e priste jashtë ndërtesës së bankës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here