Floida Kërpaçi në Komisionin e Medias dhe Edukimit, për amendamentet e LSI-së për për buxhetin e Arsimit

0
137

Fjala e Deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi

Përshëndetje

Ashtu siç kolegia e prezantoi, amendamenti që ju sot keni përpara për ndryshimin e Buxhetit të vitit 2019, jep zgjidhje reale të kërkesave të studentëve.

Në fakt studentët jetojnë në një realitet që asnjëri prej jush që jeni në pushtet prej vitesh nuk ka ndërhyrë. Jetojnë në realitetin e tarifave të larta të studimit, jetojnë në realitetin ku konviktet janë në kushtet e tyre më të mjerueshme, ku infrastruktura është në mjerim, ku kërkimi shkencor nuk mbështetet dhe ku pamundësia ekonomike për ta dhe për familjet e tyre është jashtëzakonisht e vështirë për t’u përballuar.

Dëgjova në komision pak më përpara ku thonit që ekonomia është rritur, një delir ekonomik i jashtëzakonshëm, ku kemi një rritje shumë të madhe në Shqipëri, por situata realisht është që 79% e shqiptarëve dhe të rinjve, janë të pashpresë dhe duan të largohen nga Shqipëria. Sipas raportit të FMN-së, borxhi publik rezulton 83% të prodhimit të brendshëm bruto. Pra jemi në një situatë kaosi, jemi në një situatë ku ju na thoni se është rritur ekonomia, por në fakt ju nuk keni lekë për të mbështetur kërkesat e studentëve. Është një situatë që të gjithë të rinjtë, studentët, qytetarët e kuptojnë, jeni mësuar që të bëni fasada dhe ti mashtroni qytetarët e të rinjtë, me konflikte 3D. Ata e dinë se si jetojnë aty dhe nuk jetojnë me video 3D. Jeni mësuar ti mashtroni dhe ti thoni se ka rritje ekonomike, por ata studentë e dinë se sa e vështirë është që të përballojnë tarifat e larta. Jeni mësuar ti gënjeni ata se keni gjetur zgjidhje të kërkesave të studentëve, por në fakt sot është dita e 55-të e protestës së tyre dhe nuk është gjetur asnjë zgjidhje.

E kemi dorëzuar kërkesën në ditën e 8-të të protestës së studentëve dhe sot ësht5ë dita e 55-të. Shikoni të dashur qytetarë se çfarë neglizhence është treguar nga qeveria për zgjidhjen e kërkesave të studentëve. U mblodhëm në seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e 8 ministrave, ndërsa për të miratuar hyrjen me procedurë të përshpejtuar të këtyre dy mendimeve që jepnin zgjidhje konkrete të kërkesave të studentëve, nuk kishte kohë dhe qeveria ishte shumë e zënë me lukse dhe me fasada drejtuar studentëve.

Megjithëse taksat janë rritur dhe familja shqiptare është në mjerim dhe këtë e thotë realiteti dhe se si jetohet, pyetja ime qëndron se ku shkojnë paratë e shqiptarëve? Nuk kemi lekë për ti çuar arsimit të lartë dhe kërkimet shkencore, nga 0.46% në 1%. Pra kaq pak kërkojnë studentët shqiptarë, kur ndërkohë kemi 126 milion euro që askush nuk e di se ku janë këto lekë.

Është e qartë dhe unë do të kërkoja një distancim nga ana juaj, mendoj se këto amendamente janë një vijë ndarëse nëpërmjet atyre që vërtetë i suportojnë kërkesat e studentëve dhe ata që mbajnë anën e fasadave, që nuk duan të plotësohen ato. Kërkesat e studentëve janë shumë të thjeshta. Kërkojnë të ulen tarifat, kërkojnë të rregullohen konviktet, kërkojnë  të kenë infrastruktura më të mirë në fakultete, kërkojnë të kenë bibliotekë të aksesueshme, kërkojnë mbështetje për kërkimet shkencore. Janë gjëra minimale. Kërkohet vullnet dhe gadishmëri për ti mbështetur këto kërkesa, që nga ana juaj, nga ana e qeverisë është treguar një neglizhencë totale.

Sot në këtë komision është koha për të treguar se kush është me studentët dhe i mbështet ata dhe kudh do votojë dhe është kundër këtij amendamenti që i jep zgjidhje reale këtyre kërkesave të studentëve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here