21 vjeçari vret prindërit dhe tre persona të tjerë, dalin detajet e ngjarjes…

0
115

Policia në shtetin amerikan Louisiana është vënë në kërkim të një 21-vjeçari, që dyshohet se ka vrarë pesë persona, mes tyre dhe prindërit e tij.

Dakota Theriot pasi ka qëlluar për vdekje 5 persona në dy lagje të ndryshme të qytetit u arratis me një kamionçinë të vjedhur “Dodge Ram”, gri në argjend. Sherifi i famullisë Bobby Webre tha se burri ishte i armatosur dhe i rrezikshëm për komunitetin.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mëngjes, ndërsa policia u lajmërua nga qytetarët e tjerë që panë skenën. Kur arritën në vendngjarje, policët gjetën dy persona, Elizabeth dhe Keith Theriot, të dy 51 vjeçarë, që ishin qëlluar por akoma gjallë.

Ata i thanë oficerëve se djali i tyre, iu kishte thënë që të iknin nga shtëpia dhe të mos ktheheshin, dhe më pas i kishte qëlluar. Çifti u dërgua në spital, por më pas vdiq. 21-vjeçari i qëlloi prindërit brenda shtëpisë së tyre para orës 9 të mëngjesit të së shtunës.

Policia beson se ai vrau edhe Billy Earnest, 43 vjeç me dy fëmijët: Tanner Ernest, 17 vjeçe dhe Summer Ernest, 20 vjeç në famullinë pranë, Livingston Parish. Para se t’i vriste, mësohet se vrasësi dhe Summer ishin shokë në Facebook dhe viktima i kishte pëlqyer disa postime të autorit.

“Ky është një ndër incidentet më të këqij të dhunës në familje, që nuk ishte parë prej kohësh”, tha sherifi.

Vrasesi i dyshuar Dakota Theriot
Ne te majte Billi dhe Sumer Ernest, ne te majte Tanner dhe Sumer Ernest

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here