Turpi i radhës i kësaj qeverie. Braçe bën drejtor një nga pinjollët e “Listës së zezë” të Ramës

0
132

Kandidimet për pozicionet drejtor në Drejtoritë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për katër rajonet në Tiranë, Vlorë, Elbasan, si dhe Shkodër, janë mësuar ditën e djeshme, të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Por ajo që është shenjestruar është rasti i fituesit Perin Vogli.

Sa i përket Vlorës, në garë janë: Eltar Deda, Perin Vogli, Klajdi Myzaferaj, Kreshnik Ternova, si dhe Kujtim Llapi. Vlerësimi i kandidaturave tashmë do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar.

Por pavarësisht kësaj, burime të Fax News nga Ministria bëjnë me dije se në këtë qytet konkursi është mbyllur dhe fitues është shpallur Perin Vogli, një nga pinjollët e listës së zezë të Kryeministrit Rama në 2017. Por ndërsa kryeministri Rama e akuzon si drejtor të korruptuar menjëherë pas fitores së zgjedhjeve 2017, Zv/Kryeministri Erjon Braçe kërkon ta vendosë Drejtor për Operatorin Rajonal të Shëndetësisë Vlorë.

Rama e promovoi Erjon Braçen si personin e duhur për të pastruar administratën nga hajdutët dhe parazitet, por mesa duket ai po e bën shumë mirë punën, duke i graduar ata në detyra më të larta. Ky është një turp i radhës i kësaj qeverie.

Në vitin 2017 Perin Vogli ishte numri 25 në listën e personave të korruptuar publikuar nga Kryeministri, ndërsa sot ai do të drejtoje një institucion akoma më të rëndësishëm.

Perin Vogli është nga Lushnja, që është edhe zona elektorale e Erjon Braçes (Lushnjë-Divjakë). Burime të sigurta nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë këtë lajm, ndërsa shtojnë se Braçe po ‘lufton’ të vendosë këtë emër./FaxNews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here