Debat verbal në fakultet. Studentët mbajnë dyert të mbyllura

0
158

Sipas studentëve të ngujuar, të cilët patën edhe një debat verbal me grupin tjetër të studentëve të këtij fakulteti, qëllimi i këtij takimi ishte biseda me studentët që po vijojnë protestën, por duke qenë se hyrja ishte e bllokuar, ky takim nuk u realizua.

Studentët pohojnë se do të mbajnë të mbyllura dyert e këtij fakulteti derisa të merren parasysh kërkesat e tyre. Ndërkaq, pas këtij takimi, rektori i Universitetit të Tiranës, Koni, është treguar i rezervuar duke u shprehur se do të veprojë sipas kompetencave të tij dhe në një moment të dytë do të ketë një deklaratë.

Edhe studentët e ngujuar brenda fakultetit dëshirojnë të zhvillojnë një takim me rektorin, për t’i kërkuar nëse është me ta apo kundër tyre. Pas kësaj, duhet të marrë një vendim të arsyeshëm për t’i nxjerrë studentët nga protesta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here