Donika Prela i liroi djalin në vitin 2012/ A do e ndihmojë Gramoz Ruçi ‘mikeshen’ e tij?!

0
344

Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, me shumë mundësi, do të konfirmohet në detyrë pas procesit të Vetingut, pavarësisht problematikave të shumta me pasurinë që iu zbuluan gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar paraditen e kësaj të Marte.

Prokurorë të Krimeve të Rënda flasin me bindje se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) do të mbyllë sytë para shkeljeve të Prelës, për faktin se ajo konsiderohet si “mikeshë e Gramoz Ruçit”.

Njohja mes Ruçit dhe Prelës daton në Janar 2012, kur prokurorja, e cila në atë kohë ushtronte funksionet në Durrës, liroi djalin e kryetarit të sotëm të Kuvendit, Ledion Ruçi, pas arrestimit të tij me drogë në automjetin me targa zyrtare të babait të tij.

Sipas kronikës së kohës, rezulton se, gjatë një kontrolli rutinë, Policia e Durrësit gjeti në mjetin e drejtuar nga Ledion Ruçi një armë gjahu, e dyshuar pa leje. Për këtë armë u arrestua miku i Ruçit të ri, Lori Kellolli, i cili ishte pasagjer në mjetin me targa TR 0141 Z, i cili u bllokua për disa ditë në komisariatin e qytetin bregdetar. Pas verifikimeve policore, rezultoi se arma ishte me leje dhe i dyshuari Kellolli u lirua menjëherë.

Pak ditë më vonë, Policia i kërkoi Ledio Ruçit që të lëvizte automjetin e tij, për shkak se kishte zënë hapësirën në oborrin e komisariatit. Kur Ledio Ruçi është paraqitur për të lëvizur mjetin e mbajtur të bllokuar, aty janë afruar edhe 5 punonjës policie, dy prej të cilëve të Anti-drogës, pas sinjalizimit që në makinë mund të kishte lëndë narkotike.

Policia ka kryer kontrollin në prani të Ledio Ruçit, nga ku rezultoi se në derën e shoferit, pra në postin ku qëndronte Ledio Ruçi, u gjet një qese farmacie, brenda së cilës ishte një sasi prej 1.5 gram lëndë narkotike. Pas sekuestrimit të lëndës narkotike, u veprua menjëherë me arrestimin e shtetasit Ledio Ruçi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “mbajtjes, prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”.

Çështja i ra në dorë prokurores Donika Prela, e cila, në veprimet e saj paraprake, vlerësoi se veprimet policore ishin të paligjshme. Duke u ndaluar tek interpretimet proceduriale, Prela shprehu mendimin para gjykatës së Ledio Ruçi duhej të lirohej nga prangat. Bazuar në kërkesën e prokurores Donika Prela, gjykata vendosi lirimin e djalit të Gramoz Ruçit.

Prej asaj kohe, Ruçi i madh i ka ruajtur “respektin” prokurores, duke ndikuar që karriera e saj të shënojë vetëm ngritje. Pasi në krye të prokurorisë u vendos Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, e zgjedhur vetëm me votat e socialistëve të Gramoz Ruçit, Donika Prela fillimisht u caktua si drejtuese e Prokurorisë së Durrësit e më tej, prej Majit 2018, ushtron funksionet e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda.

Donika Prela u paraqit përballë Komisionit të Vetingut të martën, në datë 22 Janar. Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të gjithë të përzgjedhur nga Partia Socialiste, pritet që t’i bëjnë “një nder” Gramoz Ruçit, duke toleruar gjetjet problematike mbi pasurinë e Donika Prelës. Të paktën, këtë bindje e kanë prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët kanë konstatuar se shefja e tyre ka qenë shumë e qetë gjatë ditëve para Vetingut./ Boldnwes.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here