‘Veliera.’ Nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pushohet çështja për Vangjush Dakon…

0
103

Më herë edhe gjykata e shkallës së parë kishte dhënë këtë vendim, por një grup i shoqërisë civile kishte ankimuar në Apel.

Gjykata e Apelit të Durrësit rrëzon kërkesën e shoqërisë civile dhe thekson se nuk ka pasur vepër penale nga Vangjush Dako në lidhje me ndërtimin e Velierës.

Më tetor Gjykata e Durrësit ka pushuar çështjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Mbi Dakon prej muajsh kishte nisur një hetim nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, përsa i përket zbatimit të projektit “Veliera”.

Punimet për ‘Velierën’ janë bllokuar prej shkurtit të vitit 2017. Por teksa ky proces pritet të kalojë në të gjitha hallkat e gjyqësorit, situata në qytetin e Durrësit është kjo: Kaos, trafik dhe ndotje

Për “Velierën” ka nisur procesi edhe në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here