Protestuesi i 21 Janarit nje mesazh të fortë për Edi Ramën!!!

0
175

Arben Kaçorri, i cili ka qenë pjesë e protestës së 21 Janarit 2011, ka qenë i ftuar sot në Fax Neës, ku ka rrëfyer shumë nga detajet e asaj dite, që duket se i ka ndryshuar jetën.

Kaçori ka qenë kreu i PS-së në Tepelenë, dhe thotë se drejt Tiranës nuk kishte ardhur me asnjë plan për të rrëzuar pushtetin e Sali Berishës.

Ai shton më tej se është keqtrajtuar nga ana e policisë, ndërsa është mbajtur për rreth katër orë me radhë i izoluar në furgon, ku dhe i janë bërë pyetje të shumta.

“Unë kam  qenë në atë protestë, u keqtrajtuam nga ana e policisë së shtetit. Unë ndjej keqardhje të pamasë për familjet e katër të vrarëvve. Të vritesh duke protestuar nga armët e shtetit kjo nuk gjen fjalë. Ne u burgosëm dhe u keqtrajtuam por të paktën u kthyem pranë familjeve tona.

Në protestën e sotme familjarët kanë bërë thirrje për drejtësi, kryeministri nuk foli. Drejtësia është e munguar. Nuk ka më keq se të vritesh me armët e shtetit. Unë jam me pamje dhe me figurë që jam i ndaluari i parë i asaj dite, unë kam qenë në krye të protestës, kur shteti nxori makinën për të vrarë njerëzit.

Unë prej dy vitesh ato kohëra kam qenë kryetar i PS-së në Tepelenë, kishim detyrën e organizimit të protestës. Unë jam mbajtur për katër orë në furgonin e policisë, dhe kisha mbajtur shënim emrat e personave që do të ishin në protestë. Më pyesnin se pse i kisha shënuar me dy ngjyra njerëzit, pasi mendonin se kishim ardhur të rrëzonim kryeministrin. Në fakt unë i kisha shënuar me dy ngjyra ata që kishin ardhur me autobusë dhe me makina të vogla.

Nuk na lejonin as që të ktheheshim pas dhe të shihnim se çfarë po ndodhte, na ushtronin presion, na thonin: Ju jeni trimat e Gramoz Ruçit, dhe doni të rrëzoni Sali Berishën. Ziveri ka qënë pjesë e socialistëve të Gjirokastrës. Ai u vra me duar në xhepa, ju i keni parë vetë pamjet”, shprehet Kaçorri.

Më tej ish-kryesuesi i PS-së tregon se është detyruar që trë përballet me transferim në punë, vetëm për shkak se kishte qenë në protestë.  Po nëse është vënë drejtësia, ish-pjesëmarrësi në protestë shprehet skeptikë, teksa shton se ka besim te sistemi i ri gjyqësor që po impelmentohet në vendin tonë dhe te ndërhyrja e SHBA-ve.

“Mua më ka ndryshuar jeta pas asaj date, sepse unë në profesionin tim jam mësues matematike dhe fizike në Gjimnazin e Tepelenës. Mua më kanë hequr nga puna dhe më kanë çuar në fshatin më të thellë, vetëm pse isha me PS-në. Nuk na merrnin as në spital që të bënim vizita, kam shkuar në privat.

Me ardhjen në pushtet të socialistëve unë jam vlerësuar, tani jam në pritje të marrjes të detyrës së drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve në Tepelenë. Po të ishte për këtë klasë politike që është sot këtu në vend nuk do të kishte kurrë drejtësi, po ka qenë ndërhyrja e amerikanëve që drejtësia ka sot një shpresë të re.

Në çdo protestë ka persona të futur për të provokuar, po roli i shtetit për këtë është, që të neutralizojë ata persona.

Mesazhi im është shumë i qartë për zotin Rama, ai duhet ti japë drejtësinë të gjithë shqiptarëve”, shton Kaçorri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here