Shpërthen fotografi i njohur: Veliaj po bën ‘kinezërira’, nuk ndodh në asnjë vend të botës që…

0
101

I ftuar në emisonin  “Late Night Show”, në Ora News, Felix Bilani ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës për korsit e vendosura në kryeqytet. Sipas tij këto korsi po dëmtojnë edhe bizneset e vogla. Në Tiranë ka një mungese të theksuar të parkingjeve, ndërsa Veliaj ndërton korsi për biçikleta, pa asnjë plan. Fotografi thekson se këtë mënyrë të shëmtuar nuk sheh në asnjë vend të botës. Sipas tij korsi për bicikleta nuk ka në rrugët kryesor të metropoleve botërore, por vendosen në trotuar dhe jo në asfalt siç janë vendosur tek ne, aty ku kalojnë makinat.

“ Lali Eri ka bërë diçka që nuk ekziston në asnjë vend të botës. Çdo gazetar mund ta investigojë, në çdo vend të botës korsitë e biçikletave janë në trotuar. E dyta, kur nuk ka trotuar, metropolet e mëdha si Roma, Milano, Parisi, Beogradi, Nju Jorku nuk kanë korsi biçikletash sepse janë metropole. Të gjitha korsitë e biçikletave në kryeqytet janë vendosur përpara bizneseve të vogla. Ti nuk ndalon dot as katër minuta, e ke me kod rrugor, për të marrë një aspirinë në farmaci. Ti nuk ke ku ndalon sepse ke korsitë e biçikletave,  u shpreh Bilani.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here