Mehmetaj jep deklaratën e fortë: Ramën tani nuk e shpëton më asgjë…

0
114

Deputejta e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmertaj u shpreh se deputetët e LSI-së do të jenë të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme plenare që do të nis sot në orën 17:00.

Gjatë një interviste për Televizionin Fax News, Mehmetaj u shpreh se emërimi i ministrave të rinj është një makiazh që Rama i vesh qeverisë për të larguar vëmendjen nga aferat korruptive dhe keq qeverisja.

A do të marrë pjesë LSI në seancë për të votuar ndryshimet?

LSI do të marrë pjesë jo për të votuar ndryshimet sepse ne gjykojmë që tashmë vetë Kryeministri me lëvizjet që bëri në qeveri noterizoi ose shpalli dekretin që qeveria e tij ka rënë dhe për në nuk bën asnjë sens ndryshimi i më shumë se gjysmës së qeverisë, me emra anonimë një pjesë e madhe e të cilëve nuk përfaqëson asgjë në politikën shqiptare. Si një lloj truku apo makijazhi te cilin Kryeministri tentoi ta përdorte për të mbuluar dështimet e tij të vitit të fundit por edhe të viteve më përpara. Ndërkohë që në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi, duhet të ishte i pari që të dorëzonte mandatin e tij në mënyrë që të ti hapte rrugën një grupimi njerëzish apo dhe qoftë qytetarëve për të filluar ndërtimin e një Shqipërie që do të ishte e mirë dhe e drejtë për shqiptarët.

Përpara sesa ti kundërshtoni emrat e rinj të qeverisë, nuk mendoni se duhet ti jepni kohë të tregojnë dhe ata rezultatet?

Në fakt opozita, nëse qytetarët e kanë ndjekur diskursin tonë publik, nuk është marrë me asnjë emër të përveçëm të propozimeve të reja të Kryeministrit si zëvendësues të ministrave paraardhës. Nuk kemi kundërshtuar në bllok emrat se çfarë përfaqësojnë ata individualisht. Sepse siç e thashë një pjesë e tyre ne as nuk e njohim dhe as nuk kemi pasur mundësi të shikojmë angazhimin e tyre publik. Por ne kemi thënë që një qeveri që është vetëdekretuar si e dështuar por dhe mban firmën e disa akteve, të cilat janë korruptive, të rënda, disa prej tyre dhe kriminale që ne shpresojmë që do të merren seriozisht nga Prokuroria, në shqyrtim dhe në dhënien e dënimeve të merituara. Nuk ka se si të ripërbëhet për aq kohë sa nuk ndryshon drejtuesi kryesor i saj që është Kryeministri Rama. Pra për ne kjo është një fasadë, është një makijazh, është një truk të cilin Edi Rama mendon se mund ta përdorë për të gënjyer shqiptarët, pse jo për të hedhur dhe shashka që ne të fillojmë të merremi me emra dhe të humbasim thelbin e vërtetë atë se çfarë qeveria Rama ka bërë për qytetarët shqiptarë. Çfarë nuk ka bërë dhe çfarë ka bërë keq me veprimet që ka ndërmarrë duke ndikuar drejtpërdrejt që jeta e shqiptarëve të vështirësohet. Dhe për aq kohë sa përgjegjësi kryesor është Kryeministri, asnjë ndryshim qoftë dhe I gjithë kabinetit , nuk do të sillte ndryshim real në jetën e shqiptarëve. Si në Teatrin e Kukullave, është një person që lëviz fijet që të luajnë pastaj dhe aktorët e drurit apo të pellushit. E njëjta gjë ndodh edhe me Kryeministrin. Në qoftë së nuk lëviz ai që kujdeset për fijet asgjë nuk do të ndryshojë.

Cili është qëndrimi i LSI për ministrin e ri të jashtëm dhe për qëndrimin e Presidentit?

Ne nuk e kemi ende një dekret për Ministrin e Ri por nëse Presidenti do të dekretojë dhe do të na e sjellë në Parlament si propozim vetë Kryeministrin për të mbajtur dhe ministrin e jashtëm, e para mua më shkakton një ndjenjë humori për pikën dhe degradimin në të cilën ka arritur Kryeministri, kur nuk arriti dot të vendoste gjeniun e tij, po përdor fjalët e tij, mesa duket ky e ndjen veten zëvendësues të këtij gjeniu të vogël, si gjeni I madh, për të mbajtur disa pozicione. Kam dëgjuar një  kolegun tuaj gazetar para dy ditësh që tha, mbase kjo do ta vendosë pak më shumë në pozita pune, pra do mendojë që nuk bëri dot mire Kryeministrin, mbase do bëjë mirë ministrin e jashtëm. Por nuk besoj që shqiptarët do ti lënë kohë për të bërë eksperimente të kësaj natyre. Nga ana tjetër propozimi i z.Caka që është kthyer mbrapsht nga Presidenti me një motivacion pa dyshim që qëndron. Në pikëpamjen Kushtetuese, të logjikës dhe argumentit që Presidenti ka dhënë besoj që nuk na lë më shumë vend për të diskutuar. Unë besoj që të marrësh një detyrë publike në rolin e një ministri, çfarë do qoftë ai nuk dua ti vë emër, është një përgjegjësi shumë e madhe qytetare. Është përgjegjësi padyshim e madhe intelektuale, por mbi të gjitha qytetare dhe nëse nuk ke kaluar filtrat e duhur për të vërtetuar qytetarëve që je i zoti që të mbash këtë përgjegjësi publike, pavarësisht intelektit, inteligjencës që jo gjithmonë kemi mundësi ta vërtetojmë, nuk lë vend për diskutim dhe as për ta mbajtur atë detyrë.

Ndërkohë me ndihmën e mazhorancës është pranuar kërkesa e opozitës për Komisionin Hetimor, DSIK. Është kjo një ftesë ndoshta për t’u ulur për diskutim dhe për të votuar  dhe reformën Zgjedhore?

Unë nuk shoh hapësira për diskutime. Qoftë në rastin e DSIK-së, Komisioni Hetimor nuk lë hapësirë për diskutim, lë hapësirë për hetim dhe në shpresojmë që Parlamenti të marrë në dorë funksionet e tij, arsyet pse, është vërtetuar. Përgjegjësitë që ia jep Kushtetuta dhe ta bëjë mirë detyrën dhe jo të kthehet në një kazëm, apo në një vegël tjetër të Edi Ramës. Nuk është aty për këtë gjë. Funksioni kushtetuesi i Parlamentit është ai kontrollues. Komisioni Hetimor është një mundësi për të verifikuar dhe ajo që duhet ti shkojë publikut në këtë rast, është që përderisa DSIK-ja nuk ka kryer siç duhet detyrat e saj për të vënë përpara faktit persona që duhet të pajisen me certifikatat  e sigurisë dhe të ndjekin një protokoll të caktuar, por nga ana tjetër ashtu siç u detyruar që brenda një dite të japë një certifikatë sigurie për një personazh, i cili ka dy shtetësi dhe ka pasur rezidencë në katër shtete, imagjinoni se si mund të jetë shtërnguar të veprojë në rastin kur është kërkuar informacion për personat që po kalojnë në procesin e Reformës në Drejtësi apo edhe në situata të tjera.

Kështu që unë besoj se ky Komision Hetimor do të hapë rrugën, por edhe do të hapë sytë për qytetarët, për rolin që kanë marrë tashmë institucionet shtetërore, që nuk mund të quhen më shtetërore dhe as shtetbërëse, por institucione që i përgjigjen oborrit të kryeministrit.

Sa i takon Reformës Zgjedhore, kjo është një temë shumë e gjerë që mund të na marri disa emisione bashkarisht për të folur, por edhe nga eksperienca ime, unë kam kaluar katër fushata zgjedhore, ju them me siguri që nëse nuk rregullohen ato mekanizma që na sigurojnë që vota nuk do të blihet, që qytetarët nuk do të kërcënohen nga individë të përfshirë në grupe të strukturuara kriminale për votën e tyre dhe nuk do të presionohen nga administrata publike, që u vërtetua me zë dhe me figurë si përdoren nga kryeministri dhe deputetët e tij dhe ministrat e tij në rastin e punësimeve në burgje. Pra pa u qartësuar këto tri pika, shitblerja e votave, kërcënimi nga personazhe të përfshirë në grupe të strukturuara kriminale dhe presioni nga administrata publike sërish për marrjen e votës, asnjë reformë, asnjë ndryshim, asgjë nuk do të zgjidhte situatën e zgjedhjeve.

Unë jam e bindur që kryeministri që stimulon këto tre të parat, normalisht nuk mund të gjejë zgjidhje apo konsensus për këto çështje.

Teksa opozita nuk ka marrë më pjesë në mbledhjet e komisioneve dhe ftesa e vazhdueshme nga socialistët për ta votuar këtë reformë, sa përgjegjësi bie mbi opozitën, ndërsa jemi edhe afër zgjedhjeve të qershorit?

Opozita e ka pasur të qartë qëndrimin e saj dhe faktikisht në këtë proces nuk është e përfshirë vetëm opozita dhe mazhoranca, por edhe faktori ndërkombëtar, i cili besoj se është i bindur mbi qëndrimet e opozitës lidhur me Reformën Zgjedhore. Ajo ç’ka thotë kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, që duhej të ishte përpara drejtësisë dhe jo të jepte mend për Reformën Zgjedhore, sepse është i përfshirë edhe vetë në një sërë skandalesh,për të cilat ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare dhe serioze, është një tendencë për të gënjyer shqiptarët, për të hequr vëmendjen dhe ata dinë ti përdorin mirë edhe mediat, se fatkeqësisht, pak kanë mbetur si puna juaj që e bëjnë detyrën me përgjegjshmëri për t’i dhënë shqiptarëve informacionin ashtu siç duhet, i përdor për të tërhequr vëmendjen dhe për të bërë sikur këtu jemi në një situatë normale, e nuk dashkemi reforma.

Plus që diskutimi më serioz që është bërë për Reformën Zgjedhore, lidhet me zgjedhjet e përgjithshme. Megjithatë unë dua të dal  nga diskutimi teknik për votimin elektronik, kur nuk kemi zgjidhur akoma problemin bazë që bëjnë zgjedhje të lirshme dhe të  demokratike, që është garantimi i votës së lirë. Pra nëse nuk kemi zgjidhur problemin e votës së tillë, sidoqoftë ajo, nuk është problemi në ditën e zgjedhjeve, problemi është në at që ndodh përpara ditës së zgjedhjeve dhe këtë e kanë thënë tashmë raportet e OSBE-së, BE-së.

Presidenti Meta ka deklaruar që opozita nuk po e kryen detyrën e saj, duke bojkotuar Parlamentin. Sot në këtë seancë të jashtëzakonshme, rikthehet LSI-ja, PD-ja dhe aleatët e djathtë. Sa ka ndikuar kjo deklaratë apo kjo kritikë? Rikthehet LSI-ja, Partia Demokratike dhe aleatët e djathtë. Sa ka ndikuar kjo deklaratë apo kjo kritikë?

LSI ka qenë në Parlament dhe ka folur mbi punimet e Parlamentit sa herë ka vërejtur të nevojshme angazhimin e opozitës, ose të LSI-së si parti opozitare, në proceset apo zhvillimet e punimeve të Kuvendit. Ne u kthyem në Parlament gjatë ditëve kulminante të zhvillimit të protestës së studentëve, duke propozuar disa mendime që u jepnin zgjidhje kërkesave të tyre. Kemi qenë në Parlament për të diskutuar mbi buxhetin e vitit 2019, kur u rikthye në Parlament sërish për të njëjtën arsye apo për disa momente të tjera që kanë qenë të rëndësishme, si rasti i Teatrit Kombëtar edhe raste të tjera të cilat janë rimarrë nga Presidenti në rolin e tij të rishikimit përfundimtar të çdo gjëje që del nga Parlamenti.

Kështu që kjo deklaratë e Presidentit e ditëve të fundit nuk mund të merret si vendim apo shtysë për vendimin tonë të sotëm, por në fakt ky është një vendim që është marrë përpara mbylljes së sesionit të kaluar dhe ne kemi qenë për 3-4 seanca rresht në Parlament.

Sa shkon kjo deklaratë drejt Partisë Demokratike teksa ju treguar për të gjithë aksionin e LSI-së në Parlament? A ka një ndryshim mes aleatëve të themi  të opozitës së bashkuar?

Unë mendoj se qëllimi i partive opozitare është një, pavarësisht se kjo është LSI, PD apo dhe partitë e tjera, të cilat kanë qenë pjesë e tryezave dhe e diskutimeve tona të përbashkëta. Unë e besoj këtë që të gjitha partitë tona opozitare e kuptojnë situatën e vështirë në të cilën ndodhen familjet shqiptare sot. Pas një analize që secila parti ka bërë janë bërë të kuptueshme dhe arsyet se pse kemi arritur në këtë situatë. Dhe në punën e qëllimin tonë të përditshëm është përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe hapi i parë që duhet bërë për ta realizuar këtë është largimi i Edi Ramës nga pozicioni i kryeministrit që po mban peng. Për sa kohë qëllimet tona dhe dëshira jonë për t’i shërbyer qytetarëve është e përbashkët, nuk shoh që të ketë hapësira për diskutim. Tani secila parti ka identitetin e saj dhe brenda identitetit dhe vendimmarrjes së saj mund të zgjedhë forma alternative, për sa kohë po i shërbejmë të njëjtës kauzë , unë mendoj që jemi solidë në organizimin tonë si opozitë.

Ndërkohë seancat e tjera të 2019 do iu gjejnë në sallën e Parlamentit?

Akoma nuk mund ta themi këtë gjë. LSI ka organet e saj të cilat mblidhen dhe marrin vendime. Çfarëdo të thotë një individ i vetëm nuk zë vend përpara vendimit të shumicës. Grupi Parlamentar do të mblidhet, po ashtu Kryesia e LSI-së, Komiteti Drejtues Kombëtar. Por mund t’iu kthej në vëmendje që Konventa Kombëtare e mbledhur të shtunën e kaluar, miratoi një rezolutë të cilën ia la përgjegjësi ndër të tjera Kryesisë dhe Grupit Parlamentar për ta zbatuar. Kështu që duke pasur parasysh edhe ato vijëzime të qarta që ajo rezolutë jep mbi qëndrimet parimore të LSI-së, do të merren edhe vendime mbi angazhimin tonë në Parlament, në seancat në vazhdim apo dhe në punimet e Komisioneve.

Janë 62 deputetë të regjistruar, të cilët do të flasin në Parlament për ditën e sotme. Çfarë do të presim? Do të ketë tensione apo vetëm diskutime? Ju thatë se do të denonconi raste, do të rikujtoni edhe njëherë se çfarë ka ndodhur. Do të ketë tensione, çfarë parashikon opozita?

Unë mund t’iu them një gjë me siguri, që në asnjë prej rasteve kur në seancë ka pasur situata të tensionuara, kjo nuk ka ardhur si rrjedhojë e një planifikimi të qartë nga opozita, por si rrjedhojë e provokimeve arrogante të qeverisë, por mbi të gjitha të kryeministrit.

Ka pasur edhe vezë me vete, edhe miell, ujë, nuk kanë qenë rastësisht në xhepat e opozitës…

Nuk po them që kanë qenë rastësisht. Kanë qenë të provokuara nga arroganca dhe sjellja jo etike e kryeministrit të vendit. Dhe kjo nuk shkon njësh me rastësinë. Kështu që në varësi edhe si do të jetë sjellja sot atje do të jetë edhe reagimi i opozitës. Unë di t’iu them që së bashku me kolegët jemi përgatitur për një seancë serioze, edhe për të folur dhe për t’iu drejtuar qytetarëve shqiptarë nëpërmjet foltores së Kuvendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here