Habit kryeministri! Studentët të ankohen në FB

0
101

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë edhe për studentët, të cilët mund të pyesin dhe të shprehin problemet e tyre të cilat do marrin përgjigje dhe zgjidhje, sikurse do të shtohet një dritare e veçantë për studentët në faqen e Ministrisë së Arsimit në Facebook.

“Në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë për studentët, të cilët mund të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për pakënaqësitë që kanë. Edhe Ministria e Arsimit do çelë në Facebook një dritare për të gjitha pyetjet që shqetësojnë studentët lidhur me tarifat apo për cdo paqartësi që kanë” – u shpreh Rama.

Kujtojmë se një pjesë e studentëve vijojnë bojkotin dhe ngujimin në fakultete në shenjë proteste, ndërsa kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here