E turpshme të sulmosh Zërin e Amerikës/ Vezaj: Më vjen për të qeshur kur dëgjoj Ministren e drejtësisë që flet broçkulla…

0
72

Më vjen për të qeshur kur dëgjoj Ministren e drejtësisë që flet broçkulla dhe akuzon Zërin e Amerikës’, kështu deklaroi gazetari i njohur Flamur Vezaj, nga SHBA gjatë një lidhje me “SKYPE” me studion e lajmeve të Syri.net.

Ai tha se Zëri i Amerikës bëri publik dosjen hetimore që sot ndodhet tek krimet e rënda, duke shtuar se institucioni i burgjeve dhe Policia e Shtetit janë shndërruar në çerdhe punësimi për militantët partiakë.

‘Më vjen për të qeshur kur dëgjon Ministren e Drejtësisë kur dëgjon që flet broçkulla. Është e turpshme të sulmosh edhe Zërin e Amerikës. Ajo çfarë është publikuar nga VOA është një dosje e plotë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilën prokuroria po e heton. Është shefja e kryeministrit që pranohen se ka ndërhyrë për të punësuar një person, dhe del ministrja dhe e mohon kjo është e turpshme. Ajo që është e frikshme, është se policia e Shtetit dhe ajo e burgjeve janë kthyer në çerdhe punësimi të militantëve’, deklaroi Vezaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here