Sinoptikanët paralajmërojnë për ditët në vazhdim…

0
138

Sot ka qenë dita më e ftohtë, duke bërë që temperaturat të arrijnë deri në -15 Gradë në vende të caktuara.

Megjithatë, sipas IGJEUM pritet që në ditët në vijim situata të normalizohet.

Sinoptikani Metodi Marku thotë se na presin rritje temperaturash.

“Presim që të ndryshojë ndjeshëm gjatë pasdites së sotme me ardhjen e një mase ajri relativisht të ngrohtë që do të sjellë një rritje temperaturash prej 7 gradë në rang vendi”

Temperaturat më të ulta në vend gjatë të hënës dhe të martën u shënuan në Korçë dhe në Kukës.

“Ishte dita më e ftohtë. Në Korçë termometri zbriti në -14 gradë celius, në Peshkopi -12 dhe -8 në Kukës.  Edhe në ultësirën perëndimore temperaturat ishin të ulëta -9 gradë jashtë zonave urbane dhe më të larta brenda zonave urbane, në Tiranë -5 gradë”

Temperaturat e ditëve të fundit  nën mesataren e tyre historike nuk parashikohet të përsëriten në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here