Kërcënohen pedagogët një ditë para protestës! “Mblidhni studenët nëpër klasa”

0
113

Ndërsa studentët janë pergatitur për protestën e madhe të datës 7 janar, ku nuk kanë munguar thirrjet për bashkim edhe në rrjetet sociale, pedagogëve në Elbasan ka nisur tu bëhet presion.

Secilit prej tyre u ështe dërguar nga një mesazh ku ju kërkohet të garantojnë procesin mësimor pavarësisht numrit të ulët të studentëve që do të jenë në auditore në datën 7 janar. Mesazhet janë dërguar nga të gjithë shefat e departamenteve.

Ne e_mail-in kofidencial të siguruar nga Fax News shihet sesi shefja e departamentit të së Drejtës në Fakultetin e Ekonomikut në Elbasan Rezarta Tahiraj, u kërkon pedagogëve medoemos zhvillimin e procesit mësimor pavarësisht sesa studentë do të marrin pjesë në auditore, ndërsa qysh në krye e cilëson njoftimin të rëndësishëm.

Prej nga nisja e protestave studentore, nuk është zhvilluar mësim në Elbasan. Disa herë studentët janë përballur me kërcënime, sidomos ata të infermierisë, por i kanë vijuar protestat. Ndërsa protestohet prej 1 muaji kërcënimët janë shtrirë edhe te pedagogët, pasi shumë prej tyre edhe pse nuk e kanë shprehur publikisht janë në mbështetje të kauzës së studentëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here