Ka edhe kshu… Nxënësit e varfër nuk mund t’i blejnë, kurse Rama dhe Mamaqi i thyejnë kompjuterat…

0
124

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Xing me Ermalin’. Në fund të emisionit, moderator i emisionit, Ermal Mamaqi, kishte organizuar një lojë.

Duke qenë se Rama në të shkuarën ka qenë edhe basketbollist, Ermali kishte vendosur në studio një kosh, basketbolli, të cilin kryeministri e ka edhe në zyrë. Kësaj here në vend të topit, në kosh duhet të futeshin sende të ndryshme, si tastierë, dosje, ekrane kompjuteri, si dhe ushqime si tortë apo kungull.

Në tentativat e tyre, Mamaqi rezultoi më i saktë se Rama, por pavarësisht kësaj të gjitha pajisjet u thyen e u dëmtuan dhe kujtojmë këtu që një ekran kompjuteri kushton rreth 150 euro.

Megjithatë çështja më shqetësuese, është se ekranet e kompjuterave apo tastierat mund të ishin përdorur për bamirësi, për fëmijët e varfër të cilët nuk kanë para për t’i blerë, shkruan joq.

Ndërsa nga njëra anë, një pjesë e prindërve nuk kanë para për të siguruar një kompjuter për nevojat mësimore të fëmijëve të tyre, Rama dhe Mamaqi kanë luksin t’i thyejnë.

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here