Kush është ministrja e shkarkuar që nuk e priste ”surprizën” nga Rama… Madje e mbajti dy vite në shtëpinë e saj!!!

0
85

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga posti i ministres së Kulturës Mirela Kumbaron, për gazetarin Bejdo Malo ky është një veprim i gabuar.

Sipas gazetarit Kumbaro nuk e ka pritur shkarkimin, edhe për shkak të njohjes së vjetër që ajo ka pasur me Ramën, madje kryeministrit i ka hapur dyert e shtëpisë së saj për dy vite me radhë në Paris.

“Ajo e ka mbajtur dy vjet në shtëpinë e saj zotin Rama dhe nuk e priste kurrë nga Rama që t’i bënte këtë padrejtësi. Kjo është e vërtetuar. Në Paris. Mirela ka qenë me një program që e mbulonte edhe shtëpinë. I shoqi ka qenë në BBC. Mirela ka babanë nga Libohova dhe nënën nga Vunoi. E ka kushërirë”, u shpreh Malo në studion e gazetarit Artur Zheji.

Edhe pse Kumbaro ishte një nga ministret më të etiketuara në media, mesa duket për Malon ajo i ka qëndruar korrekte detyrës së saj, veçanërisht marrëdhënies me kryeministrin.

Në vend të Kumbaros në krye të Ministrisë së Kulturës është vendosur arkitektja Elva Margariti, e cila është një nga përkrahëset e idesë për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here