Frikë nga protestat studentore, ja ç’po bën këtë herë Rama…

0
134

Në datën 7 janar mijëra studentë rinisin protestat kundër qeverisë së Edi Ramës.

Të ndërprera për shkak të festave, studentët do të mblidhen sërish përballë kryeministrisë ku i kërkojnë Ramës plotësimin e kërkesave dhe asnjë gjë tjetër më pak apo më shumë.

Por gjatë kësaj kohe, duket se edhe Rama nuk ka ndenjur duar kryq.

Edhe ai po përgatit lëvizjen e radhës.

Burime kanë treguar për SYRI.net se ministria e Arsimit dhe Departamenti i Administratës Publike janë duke kërkuar listat e studentëve me mesataren mbi 9 dhe veçanërisht listat e studentëve që kanë lidhje me PS-në apo eksponentë të saj.

Sipas këtij burimi, këto studentë pritet që të mblidhen nga Edi Rama në një takim dhe më pas të njoftojë punësimin e tyre.

Me këtë lëvizje Rama pretendon se do të shuajë protestën e studentëve.

Kjo është lëvizja e radhës e tij, pasi bashkëbisedimet e forcuara me studentët dështuan me turp dhe Rama iku nga këto takim me bishtin ndër shalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here