Besim Hajdarmataj “rrëzon” Arta Markun/ KLP s’ njeh vendimin e gjykatës

0
152

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku, urdhëroi në shtator të 2018-ës, lëvizjen e disa prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Kështu Olsian Çela, u caktua në Prokurorinë e Beratit, ish-kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda Besim Hajdarmataj, u emërua në Prokurorinë e Pogradecit, ndërsa Sonila Muhametaj në Prokurorinë e Pukës.

Nga të tre prokurorët pati kundërpërgjigje me padi.

Pas rreth tre muaj, Gjykata Administrative, rrëzoi urdhërin e Kryeprokurores Arta Marku, të paktën për dy prokurorët Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj, duke iu dhënë të drejtë këtyre të fundit.
Gjatë kësaj kohë që çështja ka qenë në Gjykatën Administrative është ngritur edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Por sipas prokurorit Besim Hajdarmataj, KLP, duhej të kishte përfaqësuar çështjen në gjykatë dhe jo Prokuroria e Përgjithshme.
Në një deklaratë për Lajm Shqip, Hajdarmataj tha se në këto rrethana KLP nuk ka as të drejtë apelimi.

“Prokurori i përgjithshmëm nuk kishte kompetencë as ta përfaqësonte atë çështje që nga data që është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por ata vazhduan dhe e përfaqësuan.
Ky është vendimi i Shkallës së Parë. Ata nuk kanë të drejtë ta apelojnë sepse nuk kanë të drejtë të nxjerrin urdhëra dhe nuk mund të vijojnë ta përfaqësojnë një urdhër për të cilin nuk kanë të drejta”, ka thënë Hajdarmataj.

Por, një ditë pas vendimit të Gjykatës Administrative mediat raportuan se KLP, kishte vendosur të apelojë vendimin, duke hedhur poshtë kërkesën e prokurorëve për rikthim në vendet e punës ku kanë qenë.

Situata është e tillë. Megjithëse fituan gjyqin me Kryeprokuroren Arta Marku, tashmë ata kanë një tjetër kundërshtar në fushën e betejës.
Kjo lëvizje ka sjellë përplasje në sistemin e drejtësisë pasi KLP refuzon vendimin e Gjykatës Administrative, ndërsa nga ana tjetër kjo e fundit ka rrëzuar kryeprokuroren Arta Marku.

Ndërkohë që Hajdarmataj vijon punën në Pogradec, ai është në pritje të ezaurimit të afatit ligjor, për t’u rikthyer tek Krimet e Rënda.
“Pasi gjithçka do të ezaurohet, sipas afateve ligjore, në vendim, unë do shkoj të hap zyrën”, ka thënë Hajdarmataj.

Lajme shqip

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here