Kartolina e merituar për mësuesit nga qeveria

0
110

Dr. Ndriçim Mehmeti

Fundi i vitit në çdo vend që rrethon Shqipërinë e shumë më larg, nuk rezervon ndonjë surprizë, sa i takon dhënies së shpërblimit për të gjithë ata që punojnë në varësi të detyrimeve ligjore si dhe dëshirës së punëdhënësit për të diferencuar më tej punonjësit më të dalluar. Ky koncept në Shqipëri, për kategorinë e mësuesve ka vdekur tash e 6 vjet. Në vend të shpërblimit mësuesit deri në 2017 merrnin premtime “për më shumë kujdes dhe vëmendje ndaj tyre. Vitin tjetër nëse na del buxheti mund të përfitoni ndonjë thërrime a kockë”.

Po cila është kartolina e pashkruar për mësuesit nga qeveria për këtë fund vit?
Fillimi do të jetë i thjeshtë me fjalë të arta: Të dashur të nënshtruarit mësuesit tanë anë e kënd vendit deri në skajshmëri. Edhe këtë vit ne nuk u kujtuam për ju, se ju nuk kujtoheni dot për veten. Ne nuk ju kishim në refene, jo se studentët e mallkuar na prishën terezinë, porse ju nuk keni as 0.1% të dëshirës, vullnetit, guximit, forcës së studentëve për të kërkuar atë që ju takon dhe ju njeh ligji. Ç’pandehët ju, se bëtë një kontratë me Ministrinë e Arsimit dhe ne do ta respektonim dhe do t’ju thoshnim amin? Ikni ore të paudhë e an lini rehat. Ne ju kemi xhan e ju duam shumë, sa herë që vijnë zgjedhjet, sa herë që i madhi i të mëdhenjve, gjigandi 1.98, vjen e viziton shkollat, apo mëkëmbësi Vilajet Qyrku, shkon me bluzën Santa Klaus tek fëmijët. Ju mendoni se gjithë këtë përulësi deri në nënshtrim ne do t’jua shpërblenim në fund të vitit. Jo mor jo. Nuk jemi ndalur asnjë sekondë të mendojmë për ju. Jua thashë që edhe turbullimi i ujërave nga studentët, nuk arriti të na vinte në asnjë sekondë në mendime. Sepse ju vetë nuk mendoni asnjëherë për veten tuaj. Nuk respektoni veten tuaj ose më saktë nuk keni dëshirë ta respektoni veten tuaj, Nuk ju dhimbsen sakrificat tuaja, shkollimi juaj, ecja në këmbë për disa orë, fakti që rrini në klasë në dimër si një kalli misri, ku mezi ju dallohen buzët dhe fjalët jua ha shalli që mbulon kokë e shpatulla tej e ndanë. E për këtë ne duhet të kujtohemi për ju. Ku ishit ju me gjithë sindikata, tuaja kur studentët dolën në rrugë,. O posi na frikësuat shumë kur thatë se do të ndërprisni mësimin 10 minuta në solidaritet me studentët. Tallët b…. edhe me studentët pa pikë turpi, me fëmijët tuaj. I kujtuat ata si dele të perëndisë si puna juaj, që hanë çdo gënjeshtër e premtim. Si mundët të gënjenit sy për sy fëmijët tuaj, nxënësit tuaj, pa ju dridhur qerpiku? Po sikur një nga ata t’ju thoshte: “Po ju vetë të nderuar mësues pse nuk luftoni për të drejtën tuaj, çfarë do t’ju thoshit” Ah po përgjigjen klishe. “Jemi në bisedime me qeverinë për shpërblimin e fund vitit”.

Pse e meritojnë një kartolinë plot përçmim nga qeveria mësuesit
Sepse në këtë pikë e runë veten. Ju mbahet si mburreshin: Ej nënshkruam kontratën kolektive. Ja bëmë tetë me dy ministrisë. Do të na japë rrogat e shpërblim për në fund vit”. E çfarë morën asgjë? Dhe çfarë bënë për të marrë atë që u takon me ligj e kanun, përsëri asgjë? Po përse e bënë këtë Nëse sjellim ndërmend vjershën e Kadaresë për mësueset e fshatit, shumë gjëra ngjasojnë sikur janë të shkruar për ditët tona. Ju bënit sikur protestonit njëherë në Shën-Llesh, po shpesh ata që ishin brenda Ministrisë së Arsimit, me njëri-tjetrin shkëmbenin fraza: “Si shumë pretendime kanë, moj shoqja Lindita këto gra e burra, pak se janë në punë po kërkojnë tu bëjmë temena e tu japim shpërblim. Pale kërkojnë dhe ngritjen e rrogave” Qeveria ka halle të mëdha. Ofiqarë të larët të saj prej kreut e deri tek rojet e ministrisë që janë mësuar prej mësuesve dhe e kanë atë vend prej kontributit të tyre, janë në siklet të madh. “Janë ata që bëjnë zhurmë/ që kanë për vete dyzet gojë/ e që i shkruajnë letër mësuesit të anglishtes/tash ministër i parave tona/ për dietat e munguara/d.m.th pushimet e planifikuara në Karaibe a Kubë.” Dhe kanë të drejtë qeveritarët janë lodhur e rraskapitur për këtë popull të varfër deri në maksimum e për mësuesit e gjorë edhe më shumë. Keni parë plot ditë të vitit më shumë se dy herë, fytyrën e pudrosur e kuruar të Kryetarit Erion, por një ditë të vetme, kur shohim mësuesit është 7 marsi, me pyetjen bajate që e shoqëron reportazhin: Keni bërë dhurata për mësuesit? Sa lek ju kërkoj? Çfarë ke në çantë, dale ta shoh? Po qenka goxha vazo, derr ore, alamet fustani a çante firmato? Për lekët që ikin miliona prej mësuesit të vizatimit në krye të qeverisë, prej mësuesit të anglishtes në koncesionet e ekonomisë, nga mësuesja e matematikës në rifiniturat e ministrisë, nuk ja mban bytha të pyesnin, asnjë gazetar se përgjigje e ka të gatshme për të gjithë Kryeministri: What The Fuck, ose mund të gjeni një përgjigje më të rafinuar nga Ministrja e Kulturës, që me pak fjalë ka hyrë në fjalorin politik e publik me markën: alla Mirela

Ju mësuesit e dashur për shumë breza, nuk arritët të ngriheshin as në lartësinë e ish- nxënësve tuaj, studentë sot. Të paktën ata e provuan dhe ja dolën ta lenë pa gjumë kryeministrin e ta sjellin në këmbët e tyre, ti flasin pa pushim e ta bëj të heshtnin t’ja plasin në fytyrë të vërtetën, e t’ia kthejnë mbrapsht ironinë, me shumë finesë, sa kryeministri thellë-thellë i ka zili. Ata janë shumë herë më dinjitoz se ju edhe sikur nesër të futen në auditor e të mos fitojnë asnjë gjë.
E si u katandisët kështu o të mjerë. Tek pritët javë e javë që të vinte dikush e tu thoshte, keni fituar të drejtën këtë vit/ për një shpërblim, ju e ulët kurrizi e bëtë dysh, i latë t’ju vinin kularin në qafë e ecët, sikur nuk e ndienit peshën e robërisë dhe fajit që kishit për këtë. Ju mësuesit i dhatë votat dhe i qëndruat peqe e lepe të madhit, sa herë ju thërriste t’ju hidhte trutë gomarit. Tani besoj se do të festoni të lumtur si për vit/ o të thjeshtët e të urtët deri në robëri. Ju shtyjnë, ju pështyjë, ju marrin nëpër këmbë, ju zvarrisin e përsëri ju nuk bëni as gëk as mëk. Ata që i mësuat të qeverisin një vend, ju nënshtruam dhe ju poshtëruan deri në skajshmëri, ju të urtët, e të përbuzurit deri në madhështi. Ata që zhurmën më të vogël nuk ndien prej jush në zyrat e ngrehat ku rrinë, ju vumë përfund me shumë kënaqësi, ju të urtët e të shtypurit deri në skllavëri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here