Shezai Rrokaj: Rama bashkëqeverisje me oligarkët dhe jo me qytetarët

0
116

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj në takimin me strukturat e LSI Vlorë, u shpreh se kjo qeverisje ishte një nga regjimet më të vështira që ka njohur Shqipëria. Një fakteqësi e madhe me një kryeministër që qeveris me oligarkët,-tha Rrokaj.

Në këtë prag festash të fundvitit LSI  ka marrë një tur takimesh në kushte e një regjimi nga më të vështirët që ka njohur Shqipëria në këto vite tranzicioni. Shqiptarët po detyrohen të braktisin vendin e tyre. Rinia në masë të madhe po ikën sepse asaj i ka ikur shpresa. Vlora, qyteti i flamurit, qyteti i Ismail Qemalit, qyteti i rezistencës, sot gjendet si qyteti më papunësinë më të madhe. Bulevardi i Vlorës është bërë si fytyra e kryeministrit, shikoni bulevardin sa i shtrembër është, ashtu është edhe qeveria që qeveris Vlorën. Një qeveri fasadash, një qeveri që vetëm di të bëjë makijazhe nëpër ekrane. Por ajo vajza vlonjate i tha që vërtetë ne të japim votën në Vlorë, se Vlora është prirur të votojë majtas. Por Vlora të tregon edhe ku e ke kufirin. Vlora të tregon se duhet të qeverisësh jo duke ua hedhur qytetarëve. Sepse qytetarët të majtë e të djathtë, hallet i kanë njësoj, rrugën e kanë njëlloj, punën e përditshme e kanë njëlloj, taksat i kanë njëlloj, jetën në tërësi e kanë njëlloj.

Dhe një kryeministër duhet të drejtojë si kryeministër dhe jo si kryetar partie. E deshi tepsinë vetëm, e mori. Kujt do i ankohet tani? LSI-së, se po i prish politikën Edi Ramës? Po i vë shkopinjtë në rrota siç pretendoi? A e ka tepsinë të gjithë? Po e ha, po me kë po e ha? Po e ha vetëm dhe me 10-15 vetë që ka rreth vetes, po e shpërndajnë dhe populli është kërrusur nga taksat. Dhe vetë lëvizja studentore na tregoi një mesazh të madh. Nuk mund ta kalosh tërë jetën duke dalë në televizor apo duke parë televizor. Nuk mund ta kalosh tërë jetën o kryeministër duke parë like dhe share për të kurdisur një të ashtuquajtur qeverisje. Qeverisja e përditshme është ajo që prekin përditë familjet shqiptare. Qeverisja e përditshme është ajo që LSI, kur ishte në bashkëqeverisje me Edi Ramën këmbënguli në strategjinë e arsimit që investimi për arsimin të ishte 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Mund ta kenë hequr fare nga site i Ministrisë, por ne që ja kemi thënë disa herë strategjinë e arsimit 2014-2020, investimi dhe subvencionimi i arsimit ka qenë 5% dhe fillonte në 2018. Çfarë kemi në 2018 tani që e ka tepsinë vetëm? Kemi 3,2 % të investimit për arsimin. Kjo do të thotë se sa më pak shteti merr përsipër të subvencionojë për arsimin, aq më shumë marrin familjet për të kompensuar mungesën e shtetit. Që do të thotë që sot familjet shqiptare shpenzojnë 4,4% të buxheteve të tyre familjare për fëmijët. Ndërkohë që fqinjët rrotull nesh, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, shpenzojnë 0,6-0,7%. Vendet e BE-së që kanë të ardhura shumë të mëdha shpenzojnë 2,1%. Këto janë statistika që nuk i shpik LSI-ja, janë statistika të certifikuara nga organizmat ndërkombëtarë.

Shikoni se ç’bëri. Nën presionin e studentëve na bëri një qeveri teknike pa emra publikë. Një qeveri që s’është as politike, nuk është as parlamentare. Se çfarë përgjegjësie mund të marrin këto figura që ai përzgjodhi për t’i bërë pjesë të kabinetit qeveritar, vetëm kryeministri e di. Por një gjë është e vërtetë. Ky kryeministër është xheloz. I do njerëzit poshtë tij sa më shumë anonimë, që të ngrejë piramidën e vet të diktatorit. Iku koha me diktatorë, ka ardhur koha e demokracisë, ku të gjitha prurjet janë të rëndësishme për zhvillimin e saj. Dhe ne do të jemi këtu për të kuptuar se ky i ashtuquajturi ndryshim i kryeministrit me një qeveri kukull, është fakt për t’u thënë shqiptarëve që ç’i doni dhe këta 10 ministra që janë kot. Dhe në fakt ashtu janë kot. Vetëm ai, ai e dashka Shqipërinë vetëm për vete. Dhe ne këtu, e shumë të tjerë larg nesh nuk e duan Shqipërinë, nuk duan të jenë pjesë e qeverisjes. S’paska djem, burra dhe gra të zotë Shqipëria për ta qeverisur atë, por u dashka të sajohen ministra. Merr aty e merr këtu , figura që duhet të jenë shumë të rëndësishme për disa dikastere siç janë Ministria e Jashtme, apo qoftë dhe Ministria e Arsimit, për të cilët studentët çfarë garancie. Unë meqe arsimin e njoh më mirë, po ju them që një nga pikat që thoshte Kryeministri, të gjitha familjet me ndihmë ekonomike, familjet me fëmijë jetimë, të verbërit, tetraplegjikët, paraplegjikët, fëmijët e policëve të vrarë do ta kenë arsimin falas, do të subvencionohen nga shteti. Po a e dini që deri tani ata falas kanë qenë?

Pra nuk u bë ndonjë shpikje. Kujt ia thotë ai këtë, ne kemi një jetë të tërë në arsim. Pra dhe në Bachelor dhe në Master kishin gjysmën e tarifës kurse në tërësinë e tyre e gjithë kjo shumë lekësh, qeveria tregohej sociale por në fakt paratë i paguanin studentët. Qeveria nuk sibvencoinoi asnjë lekë për këto kategori sociale që me të drejtë shteti duhet ti trajtojë dhe kjo mbeti në kurriz të universiteteve. Vetëm Universiteti i Tiranës, unë kam qenë dekan, 600 mijë euro në vit ishte shuma e tarifave të shkollimit të këtyre kategorive që gjoja shteti duhet t’ia jepte Univeristetit por në fakt ai nuk ia ka dhënë asnjëherë edhe pse është mburrur se këto familje janë të trajtuara nga shteti. Nuk është e vërtetë dhe protesta e studentëve, na dha të kuptojmë një mesazh shumë të madh. Shqiptarët, nuk mund të jetojnë në dy realitete, një të televizionit, të pushtuar nga pronarët, falë marrëveshjeve okulte me pronarët e medieve, të pushtuar nga një grup oligarkësh, shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë realitet sepse Shqipëria është e shqiptarëve, është  e fëmijëve tanë. Është e të gjithë atyre që e duan Shqipërinë, që punojnë këtu, punojnë dhe jashtë për të mirën dhe begatinë e Shqipërisë. Prandaj ka ardhur koha që jo gjysmen e qeverisë ta ndryshojë ai por dhe qeverinë tjetër ta ndryshojë ai, shqiptarët e kuptuan që problemi është një dhe vetëm një. Siç e thotë Kryetarja jonë pa pushim dhe me të drejtë, ai ka një emër. Kryeministri. Emrin nuk po ia them fare këtu në Vlorë. Sepse Vlora ia mbylli derën aty te Universiteti. U bë barsaletë ajo tanimë. I tha gogoli. Historia e gogolit këtu në Vlorë lindi. Më përpara u shpiknin fëmijëve lloj- lloj mitesh dhe lloj lloj figurash, kur tani gogoli që trembte dhe ,fëmijët ishte Edi Rama.

Vlora ka bashkuar gjithë historinë. Që nga Oriku i Pasha Limanit, në Mesjetë Kalaja e Janinës me Donika Kastriotin, Sheshi i Flamurit me Ismail Qemalin dhe Lufta Nacional Çlirimatare ka qenë e Vlorës. I takon Vlorës si gjithmonë të fillojë dhe të kryejë misionet më të rëndësishme për historinë e gjithë Shqipërisë, e gjithë shqiptarëve, të vetë vlonjateve në mënyrë që Vlora dhe gjithë Shqipëria t’i iki asaj politike zbukurimesh ku thuhet se ujërat e zeza në Vlorë janë sistemuar. Shkoni matanë Shkollës së Marinës, ujërat e zeza derdhen në det. Shkoni në Radhimë, shkoni në Orikum. E di çfarë bënin në Orikum? I mbyllnin ditën që të mos derdheshin tubacionet.Punimet janë bërë por në fakt kanë mbetur aty ku  mbyllej tubacioni ditën derdheshin natën. Ne nuk duam një Shqipëri të shtirur, ne nuk duam një Shqipëri të dyzuar, ne duam një Shqipëri siç janë shqiptarët që ta shikojmë realitetin në sy, të themi po këtu kemi gabuar. Por kjo qeverisje nuk thotë njëherë që kam gabuar. Por çfarë do të thotë që në buxhetin e vitit 2019 u propozuan nga LSI 20 amendime në ligj. Po një amendim nuk qënkësh i drejtë?

Çfarë do të thotë ta qeverisësh pa opozitën, pa mendimin e opozitës. Do të thotë një gjë. Që ke zgjedhur për partner jo qytetarët. Nuk ka llogaridhënie me qytetarët apo bashkëqeverisje me qytetarët. Bashkëqeverisja është me oligarkët, fsheh realitetin e qytetarëve të cilët janë krusur në peshën e taksave të përditshme dhe të bëjmë që të largojmë qytetarët nga vendi. Se popullsia aktive po ikën nga Shqipëria

50% e vendeve të punës ju e dini që janë me arsim 8-vjeçar dhe të mesëm sepse nga mosha 25 deri në 45 vjeç gjithkush që ka mundësi të iki po ikën. Dhe në një vend ku ka politikë të keqë, qytetarët ose duhet të ikin nga ky vend ose duhet të largojnë politikën e keqe. Ne jemi këtu për të larguar politikën e keqe. Faleminderit për vëmendjen. Gëzuar Festat. Paçi të mira, shëndet suksese në familjet tuaja dhe me një LSI sa më të fortë këtu në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here