Në mars ka zgjedhje të parakohshme. Ja çfarë parashikon…

0
121

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka bërë parashikimin e tij për kabinetin e sapo ndryshuar të kryeministrit Edi Rama. Duke folur në emisionin ‘Repolitix’, Ndoka deklaroi se ky kabinet i Ramës, është për zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në mars.

“Kemi një skemë për ministrin e jashtëm, ka disa probleme ndryshe prej të tjerëve. Ka një investigim për të kaluarën e tij. Duhet të ketë më shumë garanci se ministrat e tjerë. Ky kabinet do të shkojë deri në mars pasi është i përkohshëm. Në mars do të këtë zgjedhje të parakohshme. Rama me këtë lëvizje i hodhi gjithë ushtrarët e tij dhe i ka mbetur edhe vetja. Nëse nuk më del parashikimi është minus për nuhatjen time politike”, u shpreh Ndoka.

Ndoka shtoi se arsyeja kryesore e ndryshimeve ishte protesta e studentëve, e cila sipas tij e bëri Ramen të kuptonte se nuk ishte në pozitat e pashait, siç e kujtonte më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here