Deputeti i PD-së: Vetë Rama nuk mund të shpëtojë dot, ministrat duhet të shkojnë para drejtësisë…

0
122

Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi i ftuar në Fax News, foli për ndryshimin e ministrave nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Boçit ato janë njerëz të bindur të kryeministrit dhe komandohen dhe urdhërohen lehtësisht nga ai, ndërkohë që shtoi se e vetmja e përbashkët që i lidh është të vjedhja. Boçi tha se çdo ministër i përfolur në afera korruptive, duhet të dalë para drejtësisë.

Partia Socialiste nuk funksionon më si një organizatë politike, por ka disa parime të organizatës kriminale dhe të mafias dhe këto parime përcaktojnë dhe jetën e tyre politike. Kemi disa emërime me njerëz të bindur të Ramës. Ajo që i bashkon është filli i vjedhjes dhe i grabitja, pasi janë të dyshuar për vjedhje dhe afera. Ato që ikën kishin një farë autonomie politike, ndërkohë këto që vijnë nuk kanë fare lidhje politike, por janë njerëz të afërt të Ramës që mund të themi urdhërohen shumë kollaj. Mund të them që kjo është një tallje për qyetarin, por dhe për vetë PS-në. Është rrëzuar tashmë çdo vlerë. Kush i bindet kryeministrit, mund të bëhet çdo gjë. Në përpjekeje për tu vetpastruar Rama është përpjekur të bëjë ndryshime të mëdha, por njerëzit që kanë ardhur ka fakte që e diskreditojnë këtë kabinet. Kemi kaluar nga qeverisja me prirje vapiriste, në kanibalizëm politik. Krahas grabitjes është ndezuar dhe lufta brenda llojit të PS-së. Nga njerëz anonimë si deputetë na dalin dhe ministra. Ato janë cilësuar si njerëz të besuar të Ramës dhe papritur dalin dhe marrin drejtimin e një qeveria. Është përpëlitje më shumë sesa rinovim i vetë Ramës. Rama nuk pastrohet dot nga lidhja që kanë pasur ministrat e tjerë me krimin. Kabineti i ri drejtues është i bindur dhe i verbër.

Ka vetëm një vendimarrje, bindja e verbër ndaj shefit, këto nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të imitojnë të tjerët. Vetë Rama nuk mund të shpëtojë dot. Ai ka vendsur për gjithshka. Janë bërë njësh me të gjitha urdhërat që ka dhënë ai dhe fajtori kryesor është Rama. Ministrat e përfolur në afera, duhet të shkojnë para drejtësisë. Kjo mund të jetë lëvizje shpëtuese, por në konkluzionin e fundit, këto që u larguan në formë të tillë duhet të dalin para drejtësisë.”- u shpreh Boçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here