Video/ Nuk mund të rregullohet Shqipëria nga ministrat “kukulla” të Edi Ramës

0
129

Banorët e Astirit, emigrantët, artistët dhe studentët janë bërë bashkë në një protestë para kryeministrisë. Protesta e sotme, ka bashkuar disa kauza, për të cilat ata kërkojnë zgjidhje nga kryeministri. Banorët e Astirit, pasi bllokuan rrugën për disa minuta iu bashkuan protestuesve të tjerë.

Duke komentuar ndryshimet në qeveri, banorët thanë se kjo nuk ndryshon asgjë.

“Është ai që duhet të largohet që të rregullohet Shqipëria. Ai po bën show dhe ministrat janë kukulla të Ramës”, tha një banore.

Ndërsa një emigrant duke iu drejtuar kryeministrit tha:

“Garantuan protestën e ekstremistëve grekë dhe kërkuat të ndaloni protestën e patriotëve shqiptarë. Zoti Kryeministër, ne jemi këtu. Ju thatë që nuk do ketë protestë. Ne jemi këtu. Jemi këtu për stuendët, për banorët e astirit, për minatorët, për naftëtarët, për pensionistët dhe për cdo shtresë që ndihet e shtypur këtu”, tha një emigrant.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here