Video/ Aksidentohen 28 makina mes tyre edhe një ambulancë…

0
123

Nje numer i madh prej 28 makinash janë përfshirë në një aksident zinxhir në kryeqytetin turk Ankara, i cili ditët e fundit ka përjetuar reshje të dendura dëbore dhe ngricë në rrugë.

Agjencia turke e lajmeve “DHA” raportoi se aksidenti ndodhi në urën Aksemsettin mbi Bulevardin Perëndimor të kryeqytetit turk. Në momentin që makinat po zbrisnin, ato kanë humbur kontrollin duke u përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e ngricës.

Sipas medias turke, në mesin e makinave të aksidentuara ndodhej edhe një ambulancë. Të paktën 7 persona u plagosën në aksident, ndërsa qarkullimi në rrugë u bllokua për të paktën 1 orë e 30 minuta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here