Disa ikën e disa erdhën. Ja si e pritën shkarkimin ministrat…

0
107

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot 7 ministra. Të gjithë ministrat që kanë 5 vite në qeverinë janë larguar, ndërsa nuk kanë vonuar dhe emërimet e reja.

‘Nuk diskutohet që ministrat që do të largohen sot kanë një rol tejet pozitiv. Ata janë një investim strategjik. Të gjithë ata që kanë pesë vite në qeveri do t’iu lënë të tjerëve’, u shpreh Rama.

Të gjitha ndryshimet:

Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Gent Caka

Arben Ahmetaj do të zëvendësohet nga Anila Denaj

Lindita Nikolla do të zëvendësohet nga Besa Shahini

Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku, drejtoresha aktuale e Albcontrollit

Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Cuci.

Mirela Kumbaro të zëvendësohet nga Elva Margariti

Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi

Elisa Spiropali ministre për marrëdhënien me parlamentin

Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë

Ndërkohë që Blendi Klosit i është dhënë afat deri në qershor për të sjellë një rezultat pozitiv në qarkun e Beratit, në të kundërt do e presë i njëjti fat.

Në fotogalerinë e mëposhtme shihet dhe mimikat e ministrave të shkarkuar:

Vërehet habi, por edhe lotët gati të ministres Lindita Nikolla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here