Unaza e Re/ Klevis Balliu në mbështetje të banorëve: Edi Rama duhet të japi një përgjigje për…

0
117

Si 53 ditët që lamë pas, edhe sot banorët e Astirit u ngritën në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre nga projekti  i Unazës së Re.

Për rreth 1 orë banorët qëndruan në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Në protestë ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili foli edhe për protestën e diasporës e cila do të mbahet nesër në orën 17:00 para kryeministrisë.

“E vërteta është se ju keni një kauzë që janë shtëpitë tuaja, dhe nuk është një kauzë dosido por është një kauzë jetike.

Është e çuditshme që sa herë ka protestë shohim qindra policë, por sa herë që ka një bandit siç ishte vrasja e adoleshentes, ai ikën dhe policia nuk duket.

Kjo qeveri duhet të jetë e qartë që koha për lojëra dhe mashtrime ka mbaruar, Edi Rama duhet të dali dhe të japi një përgjigje që ky projekt do të anulohet,” tha Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here