”Ta solla pakon”, Zagani: Po të zbulohet e vërteta Tahiri dhe Rama shkojnë në burg.

0
110

Pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka dhënë një dënim me 4.8 vite burg për ish-oficerin e antidrogës, Dritan Zagani në një intervistë ekskluzive për Fax News ka dhënë detaje për të gjitha akuzat që janë ngritur në drejtim të tij.

Lidhur me akuzat që janë ngritur, Zagani shprehet se gjyqtari ka tranformuar përgjimet ashtu si ka dashur, duke shtuar se gjyqtari Andon Martini është një person i kapur nga Saimir Tahiri.

“Janë këto intriga dhe shpifje që sollën dënimin tim nga Gjykata. Unë e lexoj këtë vendimin që është si roman i periudhës së realizmit socialist dhe qesh me vete, sepse ata që më akuzojnë mua për vepra të cilat i kanë bërë vetë, janë sot të lirë. 

Më akuzojnë sikur unë kam punuar për xhepin tim, që në fakt ka ndodhur vetëm përmes rrogës së shtetit. Ata më akuzojnë se unë kam bërë operacion në kokën time, në kohën kur shefi im thotë që operacionin e ka drejtuar ai. Ata thonë se unë iu shisja informacion kolegëve italiane në një kohë kur eprorët e mi thonë se marrëdhëniet e mia me oficerin e antidrogës i kanë shërbyer shtetit shqiptar.

Unë kam shërbyer si pikë lidhëse dhe me policitë kufitare, dhe si pikë kontakti dhe me Guardia di Fianzan”, u shpreh Zagani në studion e Fax News.

Referuar pyetjes së gazetarit Enton Abilekaj nëse marrëdhëniet e Zaganit me policët e Guarda di Finanzas shkelnin ligjet e shtetit shqiptar, Zagani tha se gjithçka është manipuluar.

‘’Po të analizosh përgjimet janë biseda mes dy shokësh policë, dhe jo bashkëpunim. Unë i them Andon Martinit që të mos i interpretojë si tradhëti komunikimet e mia me mikun e tim italian”.  

Ndërkohë që një pako për të cilën flitet në përgjime, Zagani sqaron:

Ajo bisedë është transformuar, unë i kam kërkuar që të më blejë një celular me ofertë, dhe i thashë se kisha 220 euro, dhe ia dhashë në kohën kur ai ishte në Shqipëri. Unë çdo ditë i thoja celularin, ai më tha të kam nisur pakon, që ishte celulari. 

Unë e dija që isha në përgjim, pse nuk e kanë hapur pakon?! E kanë transformuar bisedën ashtu si ata kanë dashur, nuk ia kanë dhënë përgjimet avokatit, dhe e kanë hequr pjesën që ne komunikonim për celularin.

Miku im Italian më ka nisur 1 mijë euro që t’ia çoja një miku tjetër që kishim të përbashkët. Dhe unë ia thashë pse e bën këtë gafë pasi unë jam në përgjim, pse nuk e japin këtë pjesë ata?! Po ta lexosh këtë kuptohet që dëshmitarët rrëzohen. Nuk kanë qenë për mua paratë.

“E kanë transformuar siç kanë dashur këtë proces. Për ata ka rëndësi si duhet të jetë e vërteta e jo si është ajo. Kam kërkuar nga prokuroria dhe përmes avokatit vendimin por nuk ma kanë dhënë.

Një gazetar e ka gjetur atë vendim dhe i ka bërë kopje dhe vetëm përmes kësaj e njoh pak a shumë, sepse po të zbulohet ai vendim, i fundos të gjithë. Ky është një veprim kriminal i organizuar nga Edi rama tek gjyqtarja Zarka. Kjo është një vrasje e paralajmëruar për të mbyllur shumë dosje të tjera.

Po të zbulohet e vërteta Tahiri dhe Rama shkojnë në burg. Bëhet sot gjithë ky dekonspirim nga ata që i kanë këto dosje dhe akuzojnë Zaganin për shitjen e dosjeve”, u shpreh më tej Zagani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here