Presidenti shtron darkë me bashkësitë fetare: Zgjerimi i konsoliduar i shtresës së mesme, vendimtar për të ardhmen

0
115

Presidenti Meta shtroi sonte nje darke me rastin e Krishtlindjeve me bashkesite fetare. Ne fjalen e tij kreu i shtetit tha se:

Shoqëria jonë përballet sot me disa fenomene të cilat shkaktojnë, pasiguri, frikë, padrejtësi e pesimizëm ku më trishtuese është ende largimi i të rinjve. Pabarazia, lakmia, arroganca, egocentrizmi po shkaktojnë një ndarje sociale të rrezikshme

Lufta ndaj varfërisë e zgjerimi i konsoliduar i shtresës së mesme është vendimtar për të ardhmen e vendit dhe për një paqe sociale e begati ekonomike. Sot më shumë se asnjëherë tjetër të gjithë bashkë, pa dallime besimi dhe ndasie politike duhet të reflektojnë thellësisht për të shëruar këto plagë të shoqërisë sonë, të familjeve tona.  Fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë meritojnë të jetojnë në një vend të sigurtë evropian, ku të mund të shprehin potencialet e tyre të vërteta. Besimet fetare kanë një rol të jashtëzakonshëm në këtë betejë jetike, të cilën duhet ta fitojmë së bashku duke provuar forcën tonë dhe unitetin e harmoninë mes besimeve fetare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here