Protestë prej 52 ditësh. Çfarë po ndodh, banorët kërcënojnë: “O zotëri na lër rehat”…

0
137

Banorët e zonës “Astirit” kanë dalë për të 52-tën ditë radhazi në protestë, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.

Ata ashtu siç kanë bërë prej 52 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro apo dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.

“Nuk kërkojmë punë nga qeveria jotë e korruptuar, vetëm o zotëri na lër rehat në shtëpitë tona! Nuk do të na përçani dot! Këtë lagje e kanë lënë si në Kabul. O zoti kryetar mashtrues i bashkisë. Dihet se fundi do t’ju vijë nga Unaza e Re.” shprehen banorët.

Protestuesit kërcënojnë kompanitë që të mos guxojnë të afrohen për të prishur banesat e tyre, pasi do të përballen me zemërimin e qytetarëve të pafajshëm. Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here