Kryemadhi nxjerr bllof Ramën. Ja mashtrimi i radhës…

0
88

Kryeministri Edi Rama ishte sot në godinat e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë për të inspektuar punimet që po kryhen për to. Kryeministri tha në një video “live” në Facebook se ky investim po bëhet nga qeveria dhe synon përmirësimin e kushteve për të rinjtë.
Por pak minuta pas pamjeve “Live” të Edi Ramës në rrjetet sociale, te inxhinieria e ndërtimit ka shkuar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI deklaroi se ajo që u tramsmetua në media më parë nga Edi Rama është një mashtrim. Kryemadhi tha se projekti i këtyre godinave nuk po financohet nga qeveria shqiptare, por nga qeveria gjermane.

Kryetarja e LSI deklaroi se mashtrime të tilla a çdo ditë ndaj shqiptarëve nga ana e qeverisë. “Nuk do të ndahem Edi Rama, do t’u tregojmë shqiptareve se çfarë mashtrimesh dhe vjedhjesh po bën”, -deklaroi kryetarja e LSI.
Video e Monika Kryemadhit në Facebook:

Deklarata e Monika Kryemadhit:  “Jam e detyruar të bëjë këtë transmetim live, nga sapo pamë transmetimin live të kryeministrit tonë mashtrues, i cili përveçëse vazhdon dhe mashtron duhet demaskuar në çdo sekondë.

E para, njëherë ai sot shpërndan një video ku thotë që investimi është projekti i qeverisë shqiptare, gënjen. Ja ku është tabela, që nuk është projekti i qeverisë shqiptare, por është projekti i qeverisë gjermane. Mbasi falsifikoi firmën e Sekretarit të Shtetit në Amerikë tashmë po vjedh edhe projektet e qeverisë gjermane. Ky është projekt i vitit 2011 dhe duhet të kishte mbaruar në 20 dhjetor të 2018 dhe akoma nuk ka mbaruar. Por nuk mjafton kjo, por vjen edhe bën show mediatik për të treguar që po mbaron sa më shpejt. Po të kishte fytyrë dhe mundësi që ky njeri të vinte, le të vinte dhe të ballafaqohej me studentët kur ishte për tu ballafaquar, kur ishin studentët, jo që sot që studentët janë kthyer te familjarët e tyre.

Ai duhet të kujtojë dhe të shkojë në atë godinë ku vajzës i ra tavani mbi tokë, duhet të shkojë në ato godina ku për 400 vajza ka 4 banjo, që është akoma më e tmerrshme. Ai duhet të heqi dorë nga mashtrimet, të mos ti gënjejë shqiptarët, por të tërheqi projektvendimin për uljen e tatimeve për oligarkët, dhe 1/3 e atyre parave që ja u ka falur oligarkëve ditën e enjte me një seance plenare të falsifikuar tja u japi studentëve, jo vetëm për përgjysmimin e tarifave, por edhe për të krijuar kushtet normale dhe njerëzore për studentët.

Të lutem shumë Edi Rama mos vazhdo të gënjesh më, mos vazhdo të mashtrosh. Nuk do të ndahem më, këmba këmbës mbas çdo mashtrimi tënd, për të demaskuar dhe për të denoncuar para shqiptarëve. Për ta denoncuar përpara shqiptarëve. Iku koha kur mund të falsifikoje, ku mund të mashtroje. Falsifikove firmën sekretarit të shtetit,  nuk ke për të falsifikuar më asgjë  për vjedhjet që bën në Shqipëri”.

Video e Kryeministrit Edi Rama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here