E pa imagjinueshme/ Manjani: Ligji për tatimin mbi fitimin është dukshëm kundër Kushtetutës…

0
99

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaron se Ligji për Tatimin e të Ardhurave është kundër Kushtetutës.

Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Manjani thekson se Kushtetuta e ndalon në mënyrë kategorike që një ligj fiskal të veprojë në kohën para hyrjes së tij në fuqi.

Sipas tij, arroganca politike është mbi Kushtetutën e vendit dhe mbi Republikën, duke theksuar më tej se çfarë duhet më shumë për të kuptuar se Kushtetuta ka rënë.

Komenti i plotë i ish-ministrit Manjani:

E pa imagjinueshme!

Nuk është as interpretim, as supozim, as sharje as paragjykim, por fakt.

Ligji për ndryshimet në tatimin mbi fitimi, të cilin miratuan për së dyti, ps kthimit nga Presidenti i Republikës, është HAPTAZI e DUKSHËM kundër Kushtetutës.

Lexojini vetë ti kuptoni! Janë fare të thjeshta. Nuk duhet të jesh jurist të kuptosh këtë shkelje të hapur të Kushtetutës!

Neni 9 i atij ligji thotë:

“Në nenin 38, “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 9 me këtë përmbajtje: Norma e tatimit mbi dividendin në shkallën 8 % do të aplikohet edhe për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kusht që tatimi mbi dividendin, që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019, ndërsa tatimi mbi dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.”.

Pra, lehtësia fiskale ka fuqi prapavepruese, dmth shtrihet në kohën e para veprimit të këtij ligji.

Ndërkohë Kushtetuta në nenin 155 të saj përcakton se:

“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”

Pra Kushtetua NDALON rreptësisht që një ligj fiskal të veprijë në kohen e para hyrjes së tij në fuqi!

Nuk e di se ç’duhet më shumë, për të kuptuar se Kushtetuta ka rënë!!!

Arroganca politike sot është mbi Kushtetutën e mbi Republikën!

Gjykata Kushtetuese nuk ekziston….

Top of Form

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here