Duhet ta kesh mirë me qeverinë e të hash një copë bukë, ose duhet të ikësh në emigracion!!!

0
147

 

Spekulime të dëmshme, por që nuk kompromentuan sot një mision.
——————
Debati mbi arsim cilësor, pa dyshim qëndron. Është i rëndësishëm madje.

Debati për ligjin e Arsimit të Lartë, padyshim qëndron dhe fort madje. Ligji është burimi i të gjitha problemeve në Arsimin e Lartë.

Debati mbi universitete autonome, qëndron. Edhe ky është i rëndësishëm.

Edhe debati mbi numrin e titujve shkencorë, por pa shkencë mbetet i rëndësishëm. Pa diskutim që po! Të përdorësh punën intelektuale të dikujt tjetër e ta shesësh si tënden, quhet VJEDHJE. Plagjiaturē është fjalë e zbutur…

Por studentët kërkojnë: arsim publik të lirë, mundësisht falas! Duan kushte normale mësimi dhe jetese.

Familjet e tyre nuk e përballojnë dot më shtrenjtësinë e tarifave në universitetin publik.

Kjo kërkesë i bashkon të gjithë studentët, pavarësisht përojekjes përçarëse për pisllëk politik.

Studenti i para 20 viteve, megjithe ngjarjet e ‘97-ës, kishte më shumë mundësi jetese. Kishte më shumë firma private të huaja presente. Erdhën bankat, firmat e ndertimit, kompanite e sigurimeve, firma tregëtare të larmishme që ofronin punë e shpresë.

Studenti sot nuk ka se ku të punojë. Nuk ka asnjë kompani të huaj që vjen më në këtë vend me ekonomi të mbyllur. Edhe ato që erdhën, kanë ikur ose po mbyllin deal-et e fundit për të ikur.

Pra punë as për studentët e as për jo studentët, NUK KA!

Ndërkohë shteti vë tarifa të larta për shkollën, që s’i hyn në punë askujt!

Të paktën të mos i rrjepin deri në pikën që duhet ta lënë shkollën.

Kaq kërkojnë ata! Ndaj dhe kjo protestë ngjiti.

Legjitime deri në palcë.

Kërkesa e studentëve është thelbi i krizës së sotme të Shqipërisë, ku o duhet ta kesh mirë me qeverinë e të hash një copë bukë, ose duhet të ikësh në emigracion!

Të tjerat janë teori që i ka secili në kokën e tij/saj, por i shet si kërkesa të studentëve.

Nga Ylli Manjani
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here