Vrasësi i heshtur: Ndotësi PM kalon normën me 50% në Tiranë

0
136

Ndotja e ajrit me PM 10 në Tiranë kalon normën me 50 për qind, sipas monitorimeve të Agjencisë Kombëtare te Mjedisit.  PM 10  sipas përcaktimeve mjekësore shkakton sëmundje të zemrës, mushkërive, sistemit nervor qendror dhe kancer.

 

Sipas raportimit të Monitorimit që i takon vitit 2017 ka një tejkalim të normës vjetore të PM10 prej 30 % deri në 56% në stacionet e Tiranës.  Gjithashtu  një problem tjetër në lidhje me PM10 është edhe numri i ditëve që tejkalojnë normën ditore të PM10 prej 50 µg/m³ .

 

Sipas Agjencisë Kombëtare te Mjedisit shkaqet kryesore të ndotjes së ajrit në Shqipëri janë djegia e pakontrolluar e mbetjeve, nxjerrja dhe rafinimi i naftës, prodhimi i çimentos dhe trafiku.

 

Faktorët kryesorë që ndikojnë në ndotjen e ajrit janë sektori i transportit, i cili mbetet një nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit urban. Kjo lidhet me numrin e madh të automjeteve që nuk plotësojnë standardet e shkarkimeve në ajër, cilësia e lëndës djegëse që përdorin, viti i prodhimit të tyre, si dhe përdorimi i automjeteve me motor pa konvertor katalitik duke favorizuar rritjen e përmbajtjes së pluhurit si dhe shkarkimet e gazta gjatë djegies së karburantit.

 

Gjithashtu mungesa e sipërfaqeve të gjelbërta dhe zbatimi pa kriter i ndërtimeve kanë ndikimin e tyre në ndotjen e cilësise së ajrit sidomos në shkarkimin e pluhurave.

 

Përcaktimi i impaktit të ndotjes së ajrit në shëndetin publik është bërë një komponent kritik për kontrollin kryesisht të ndotësve primare. Ndotja e ajrit është një përzierje komplekse me shumë komponentë toksike që rrjedhin nga djegia e lëndëve djegëse fosile për transportin, prodhimin e energjisë, dhe aktivitete të tjera njerëzore.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 80% e vdekjeve të parakohshme nga infarkti dhe sëmundjet e zemrës, 14% të vdekjeve nga sëmundjet kronike obstructive pulmonare ose sëmundjeve akute pulmonare, dhe 6% te vdekjeve nga kanceri i mushkërive, lidhet me ndotjen e ajrit urban.

 

“Pluhuri i rrugës” përben burimin me kontribut mesatar vjetor me të larte ndotje  prej 42.8 %. Grupi i burimeve antropogjene përfshin emisionet nga “Pluhur i pasur me Kalcium” “Djegia e biomasës”, “trafiku/ Djegia e mbeturinave apo industri” si dhe “Sulfate sekondare”.

 

Burimi “Pluhur i pasur me Kalcium” ka kontribut mesatar vjetor prej 18.8% te masës PM10. Burim tjetër i rëndësishëm ndotje janë emisionet nga djegia e biomasës, që mesatarisht kontribuon rreth 19.8% të masës së PM10.

 

Burimi “Trafiku/Djegie mbeturinash/Industri” me kontribut 13.3% shfaq një profil ku dominojnë shumica e metaleve dhe është prezent ne mënyre te vazhdueshme gjate vitit

 

Burimi “Sulfate sekondare” është një burim artificial, përbën mesatarisht rreth 1.1% të masës së PM10 dhe është prezent gjatë gjithë vitit. Ai mund të ketë edhe origjine rajonale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here