Kur biznesmenët abuzojnë me para publike nuk janë më biznesmen por janë kriminelë”.

0
156

Analisti Andi Bushati tha në studion e emisionittë pakespozuarit, se opozita duhet të shkëpusë ccdo lidhje cdo tentakulë me krimin duke përforcuar deklaratën e tij të thënë më herët në këtë studio:

“Kur biznesmenët abuzojnë me para publike nuk janë më biznesmen por janë kriminelë”. Bushati ktheu në kujtesë replikën e Ramës me Bashën kur i përmëndi katër biznesmenë të cilët kanë qënë të lidhur ngusht me PD-në kur ishte në pushtet. Bushati shtroi pyetjen për këshilltarin ligjor të PD-së, Gazmend Bardhi, se cilat janë arsyet që Berisha nuk i përmënd këta biznesmenë. “E mbani mënd atë replikën e Ramës kur i drejtohej Bashës :i kujt është Zamir Mane i imi apo i joti, i kujt është Bashkima Ulaj i imi apo i joti, i kujt është Çet Kastrati i imi apo i joti…i kujt është Ram Geci dhe Rama kishte avantazh sepse ka përfituar së fundmi prej tyre. “Kur biznesmenët abuzojnë me para publike nuk janë më biznesmen por janë kriminelë” është shprehja e rikthyer në të paekzposuarit për të cilën Andi Bushati ritheksoi se i qëndron pikë për pikë. 

TPZ.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here